27,04,2024

Lulzim Aliu: Ne s’punojmë as me inat e as me ndërkambëza. Bashkimi i Qytetit është projekt gjigant që po i gëzohen të gjithë qytetarët e Ferizajt

Must Read

Pas disa reagimeve  dhe akuzave  se projekti  “Bashkimi i Qytetit” nuk ka respektuar “rregullat  ligjore që nga fillimi e deri në përfundim të këtij projekti”, Drejtoru  I Urbanizmit në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka dal me një reagim, ku sqaron  punën që ka bërë ekzekutivi i Ferizajt.  

Pos asytetimeve, Aliu i ka lutur të gjithë ata që janë në lidhje edhe me projektin  e rrugës Prelez-Fashti i Vjetër që të mos e pengojnë dhe të  vazhdojë sepse është në të mirën e qytetarëve.

Ndryshe ky projekt ka kohë që ka ndalur punimet dhe  operatori ekonomik është larguar. Për këtë  ka informata se Ministria e Infrastrukturës do të paguaj operatorin edhe për kohën deri sa Ministria të bëj shpronësimin e pronave në këtë pjesë.

Ky është  postimi i plotë i Drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliu.

Krejt t’i fali përveç suksesit – kështu po më duken reagimet e disave që dashurinë për vendin e kanë me bateri.

Por s’ka problem.

Ne punojmë edhe për këta njerëz dashakeqës.

Ne s’punojmë as me inat e as me ndërkambëza.

Bashkimi i Qytetit është projekt gjigant dhe po i gëzohen të gjithë qytetarët e Ferizajt, dhe jo vetëm.

E për dashakqinjtë që, për qëllime të s’e di kujt (ndoshta edhe për qëllime interesi), mundohen për së koti me zbeh suksesin e qeverisjes sonë, po jap pak sqarime: 

E para, PZHK-ja është plan strategjik dhe nuk është plan detal;

E dyta, në PZHK ka qenë e paraparë nënkalimi te semaforët (shih foton);

E treta, në PZHK ka qenë i paraqitur edhe parkingu nëntokësor;

E katërta, me Ministrinë e Infrastrukturës kemi të lidhura dy memorandume për financimin e këtij projekti dhe asnjë cent nuk është tejkaluar vlera e nënshkruar (shih buxhetin e Kosovës për vitin 2018).

Krejt në fund, duhet ta dini që ka ligj edhe për shpifje.

Këtë mos e harroni!

P.s mirë ka qenë mos me pengu ndërtimin e rrugës Prelez – Fshat i Vjetër se është edhe në të mirën tuaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img