19,04,2024

“Lufta” për nuset me letra në Zvicër

Must Read

ccedil-do-shtetas-i-zvicr-euml-s-do-t-euml-marr-euml-nga-shteti-2-500-franga-n-euml-muaj_hd-780x439

Nuset” dhe “dhëndurët” për fitimin e “letrave” krijojnë turma para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Duke mos pasur perspektivë në Kosovë, ata detyrohen të “gjuajnë” vajza me letra. Kjo më së miri shihet para Ambasadës helvetike

Numri i të rinjve kosovarë të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Zvicër vazhdon të jetë i madh. Duke mos pasur perspektivë, duke mos arritur të gjejnë një punë të përhershme, ata detyrohen të “gjuajnë” vajza me letra. Statistikat kosovare thonë se ky numër jo vetëm që nuk po zvogëlohet, por është bërë një dukuri krejt normale.

Meriton Sallauka nga Prizreni po priste të hënën para Ambasadës për të marrë një termin për të aplikuar për vizë. Ai tha për albinfo.ch se sapo i kishte mbaruar procedurat e kurorëzimit në Ofiqarinë e Prizrenit me I. K., një vajzë që jeton me status të përhershëm në Delemont të Zvicrës. Meritoni, i cili nuk ka dëshirë që të fejuarës së tij t’i përmend emrin e plotë, pret që brenda një muaji të pajiset me vizë dhe beson se gjithçka do të shkojë pa probleme. Ai tregon se procedurat në administratën kosovare janë më të mërzitshme se ato të Ambasadës Zvicerane.

“Vërtetimi i dokumenteve me vula apostile, dëshmia nga gjykata që s’jam i dënuar, vërtetimi i dokumenteve të shkollës nga ana e Ministrisë së Arsimit, janë dokumentet që më kanë vonuar shumë, përndryshe besoj se këto punë i kisha kryer qysh në muajin janar”, thotë Meriton Sallauka. Ai tregon se e fejuara e tij ka qenë shumë më e përpiktë në rregullimin e dokumenteve të cilat ia ka kërkuar Ambasada në Prishtinë.

Por, cilat janë procedurat që një kosovar duhet t’i ndjekë për t’u pajisur me vizë (letra të rregullta) zvicerane?

Nëse një i ri kosovar merr “premtimin” e një vajze me status në Zvicër, duhet së pari të lidhë martesë në Kosovë dhe me certifikatën e martesës – duke ia bashkëngjitur edhe një kërkesë me shkrim nga e fejuara, si dhe një dyzinë dokumentesh të tjera, së bashku me aplikacionin që paguhet 60 euro, dorëzohet në administratën e Ambasadës dhe brenda një muaji shqyrtimesh mund të merret viza.

Për dallim nga Ambasada gjermane e cila kandidatët kosovarë të letrave gjermane i detyron të bëjnë vijimin e kursit të detyruar gjuhësor, Ambasada e Zvicrës nuk e ka një kusht të tillë dhe kjo jep që të kuptohet se Zvicra, megjithatë, aplikon kushte më liberale për viza sesa Gjermania.

“Unë me të fejuarën time jemi lidhur me dashni, nuk ka qenë interesi i letrave ai që na ka lidhur”, thotë më tej Meritoni, i cili shton se ka pasur një punë në një dyqan tregtar në Prizren, por atë e ka braktisur që nga fundi i dhjetorit të vitit që shkoi.

Ambasada Zvicerane herë pas here bën publik numrin e kërkesave për vizë, për bashkim familjar dhe për viza turistike. Sipas një publikimi të vitit që shkoi, vetëm në gjashtëmujorin e parë (viti 2015) 931 kosovarë kishin kërkuar bashkim familjar në Ambasadën e Zvicrës, prej tyre 486 të kurorëzuar për letra.

Sipas një statistike që është bërë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, më shumë se gjysma e të rinjve kosovarë dëshirojnë të migrojnë në vende të BE-së.

Po ashtu edhe Divizioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se rreth 4.000 kosovarë për çdo vit heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës. Këto të dhëna tregojnë se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani 14 032 persona e kanë humbur shtetësinë me vetëdëshirë, ndërsa e kanë fituar atë e kanë fituar vetëm 1004 qytetarë.

Nëse një i ri kosovar merr “premtimin” e një vajze me status në Zvicër, duhet së pari të lidhë martesë në Kosovë dhe me certifikatën e martesës – duke ia bashkëngjitur edhe një kërkesë me shkrim nga e fejuara, si dhe një dyzinë dokumentesh të tjera, së bashku me aplikacionin që paguhet 60 euro, dorëzohet në administratën e Ambasadës dhe brenda një muaji shqyrtimesh mund të merret viza. Për dallim nga Ambasada gjermane e cila kandidatët kosovarë të letrave gjermane i detyron të bëjnë vijimin e kursit të detyruar gjuhësor, Ambasada e Zvicrës nuk e ka një kusht të tillë dhe kjo jep që të kuptohet se Zvicra, megjithatë, aplikon kushte më liberale për viza sesa Gjermania. /albinfo.ch/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img