25,04,2024

Lubonja: Pushteti në katin e parë – krimi në bodrum – mediat në katin e dytë

Must Read

Në debatin e organizuar në Dokufest, në Prizren, Fatos Lubonja tha se edhe Shqipëria, pas 25 vjetësh, është duke e formuar një Gjykatë Speciale që, sipas tij, është një shenjë e dështimit të gjithë kësaj klase politike.

“Është komplet situatë e njëjtë tek ne”, theksoi ai.

Lubonja e ka ndërtuar metaforikisht ndërtesën e pushtetit në Shqipëri, duke e ndarë në një ndërtesë me tre kate plus bodrumi.

“Në katin e parë e kam vendosur pushtetin oligarkik-ekonomik. Në bodrum kam futur krimin, paratë e krimit. Në katin e dytë mediat, shpeshherë të lidhura, dhe në katin e tretë politikën. Politika në Shqipëri është vërtetë e ndarë në dy pjesë, por strukturat e përbashkëta kanë një ashensor që lëviz nga bodrumi deri në katin e tretë dhe kjo është ndërtesa e pushtetit. Ndërrimet e partive politike nuk ndërrojnë asgjë në këtë ndërtesë. Vetë thelbi i një shteti demokratik është që të mos jenë të gjitha në një objekt, por t’i kesh të ndara këto. Por, të gjitha janë në të njëjtat duar të një kaste e cila duhet rrëzuar”, tha ai, duke theksuar se as ai nuk e di se cila do të jetë mënyra e rrëzimit, shkruan koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img