20,04,2024

“Luaj me mua, jo me telefon”, mesazhi i fëmijëve ferizajas për prindërit

Must Read

“Luaj me mua, jo me telefon”, ishte mesazhi i një marshi të organizuar nga fëmijët e grupmoshave 6-12 vjeçare në Ferizaj.

Organizator të këtij marshi ishte klubi “Rinon”, në bashkëpunim me disa shkolla të Ferizajt.

Qëllimi sipas tyre ishte vetëdijesimi i prindërve që t’u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve të tyre dhe jo telefonave celularë.
Sipas një komunikate për media, organizatorja e këtij eventi, Vanesa Sadriu, tha se ky mesazh do t’u shërbejë prindërve që të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.

“Pasi që fëmijët kanë nevojë më shumë për dashurinë e prindërve se sa për telefonat e mençur të cilët po krijojnë njëlloj distance mes prindërve dhe fëmijëve dhe shpresoj që ky marsh, ky mesazh i fëmijëve të jetë një hap pozitiv drejt raporteve fëmijë-prindër në një periudhë aq të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve”, ka thënë ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img