19,04,2024

Liga Institucionale Ferizaj: Posta-Vala dhe Spitali prekin finalen e Kupës.

Must Read

Dje u zhvilluan dy ndeshjet gjysmë-finale të Kupës së Ligës Institucionale të futbollit të vogël në Ferizaj.
– Në ndeshjen e parë u përballën Posta-Vala dhe SHFMU ”Imri Halili”. Ndeshja filloi me siguri të plotë nga të dyja skuadrat, por më të shpejtë në konkretizim dolën skuadra e Luan Jahirit, e cila me golin e Përparim Mulakut arritën që pjesën e parë ta përmbyllin në favorin e tyre.
Në pjesën e dytë SHFMU ”Imri Halili” bëri përpjekje të kthehet në lojë, mirëpo gardiani i portës së Postës, Hasim Matoshi, kishte ditën e tij dhe assesi nuk lejoi rrjetën e golit të tij të prekej.
Në anën tjetër Posta-Vala filloi ti shtojë rastet, dhe kështu shënoi dhe golat e tjerë, për të përmbyllur takimin me rezultat 5:1.
Pas kësaj fitore Posta-Vala arrin në finale, kurse SHFMU ”Imri Halili” do mundohet që të merr trofeun në garat e ligës.
– Ndeshja tjetër ishte ajo në mes Spitalit dhe Gjykatës.
Nën një atmosferë të mrekullueshme u zhvillua edhe kjo ndeshje, në të cilën të dyja skuadrat ishin përgatitu për spektakël. Dhe ashtu ndodhi. U zhvillua një ndeshje me aksione të shpejta, raste të shumta dhe plot gola.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por më të saktë në konkretizim u treguan skuadra e Spitalit, e cila arriti që pjesën e parë të përmbyllë me rezultat 6:2. Në pjesën e dytë skuadra e Gjykatës tentoi rikthimin, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur, andaj Spitali me plot siguri arriti që të ruajë epërsinë prej 4 golash edhe në pjesën e dytë, për të përmbyllur kështu ndeshjen me rezultat 9:5. Më i dalluari në këtë takim ishte Sherif Topalli, i cili realizoi plot 4 gola.

13312738_1594582187538048_8301042327549468550_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img