16,04,2024

Llabjani: Të gjithë nxënësit e dyshuar për infektim me Covid-19 rezultuan negative

Must Read

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka mbajtur një takim me  drejtorët e shkollave të Ferizajt dhe përfaqësues të prindërve.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Policia Rajonale e Ferizajt dhe udhëheqës të Këshillit të Prindërve  në Ferizaj.

Në këtë takim, Drejtori  i Arsimit, Afrim Llabjani, ka njoftuar të pranishmit për gjendjen  në shkollat e Ferizajt dhe  masat që janë marrë që mësimi të zhvillohet normalisht sipas udhëzimeve të MASH dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Llabjani tha se janë kryer të gjitha përgatitjet, aq sa kanë mundësuar kushtet për shkak të pandemisë dhe mundësive buxhetore.

“Kemi punuar  shumë që viti shkollor të filloi sa më mirë dhe duke i respektuar udhëzimet e MASh dhe rekomandimet e IKSHP-së. Për përgatitjen  e mirë dhe gatishmërinë e shkollave për fillimin e mbarë të vitit shkollorë kemi marrë vlerësim pozitiv edhe nga Ministri i Arsimit, Ramë Likaj. Vonesa e tri shkollave, njëra për shkak të infektimit të Drejtores me coronavirus dhe dy shkollave për shkaqe teknike nuk mund të zhvlerësojë punën e mirë dhe gatishmërin e të gjitha shkollave për fillimin e  vitit të ri shkollor.” Ka thënë Llabjani.

Llabjani ka njoftuar drejtorët e shkollave se edhe buxheti i ndarë  nga Ministria e Arsimit për masat anticovid tashmë ka  arritur në komunë dhe shumë shpejtë do të bëhen intervenime atje ku janë të nevojshme në pajisjen e shkollave me materiale  mbrojtëse.

Gjithashtu Llabjani ka bërë të ditur se  pas dyshimeve  që një klasë në shkollën fillore “Gjon Serreçi” janë të infektuar me coronavirus, ata janë testuar dhe të gjithë nxënësit kanë rezultuar negative dhe  nuk ka vend për panikë.

Ndërsa oficerët  policor nga Stacioni Policor i Ferizajt kanë njoftuar  të pranishmit për të gjitha masat dhe planet operative që ka marrë Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të një ambient të sigurt për nxënësit. Gjithashtu ata kanë kërkuar  nga të gjithë drejtorët që të kujdesen që në shkolla të respektohen masat e Qeversisë dhe IKSHP-së dhe të udhëzohen nxënësit në rëndësinë  e zbatimit të këtyre masave në  mbrojtje të infektimit nga cirusi Covid-19, si dhe të kenë një bashkëpunim më të madh me policinë.

Udhëheqës  të Këshillit të prindërve  kanë kërkuar  një angazhim  dhe bashkëpunim edhe më të madh të tyrë dhe që të sigurohen kushte  që nxënësit të mund të vazhdojnë mësimin nëpër shkolla.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img