Ferizaj

Llabjani: 2020-ta vit i infrastrukturës shkollore dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia


Publikuar më:


Mëngjesin e sotëm, i pari i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, mbajti konferencën e fundvitit për media, duke paraqitur sukseset dhe sfidat e kësaj drejtorie përgjatë gjithë vitit kalendarik.

Drejtori Llabjani, vuri theksin tek sfida kryesore me të cilën u përballë jo vetëm arsimi por edhe gjithë shoqëria e që është pandemia COVID-19, gjë që bëri që me qëllim të shmangies së infeksionit, disa shkolla të mbajnë mësimin online. Porse, drejtori Llabjani tha se megjithatë, edhe këtë vit u realizuan projekte të shumta kapitale e punë të tjera që lehtësuan procesin mësimor siç është mbështetja si asnjëherë më parë me bursa për studentët gjatë pandemisë dhe rritja në 100 e numrit të përfituesve të bursave që paraqet mbajtjen e zotimit për dyfishimin e numrit të përfituesve të bursave.

Përmes operatorit “Shtëpiaku” u intervenua në rivitalizimin e nyjeve sanitare. Vlen të theksohet rregullimi i nyjeve sanitare në shkollat “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Pavarësia” dhe “Kuvendi i Arbërit” dhe në infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme të shkollave. Gjithashtu janë bërë intervenime në ndërrimin e çatisë dhe interierit të brendshëm në PNF në Doganaj në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve. Projekte kapitale që u zhvilluan këtë vit janë edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Zaskok dhe fshatin Talinoc të Muhaxherëve, renovimi i shkollës fillore në fshatin Prelez i Jerlive, ndërtimi i çerdhës së fëmijëve në rrugën “Rexhep Bislimi”, ndërtimi i shkollës së mesme në Komunën e Ferizajt, ndërtimi i shkollës profesionale në Komunën e Ferizajt, shkolla fillore në fshatin Muhoc-rregullimi i oborrit dhe lyerja e shkollës brenda dhe jashtë, fillimi i punimeve të shkollën së re fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, finalizimi i punimeve në SHFMU “Besim Rexhepi” në Komogllavë, asfaltimi dhe rregullimi i oborrit të shkollës në Koshare, rregullimi i këndeve të lojërave për fëmijë në shkollat: Mirash, Omuraj – Greme, Komogllavë dhe në IP “Ardhmëria Jonë” e projekte të tjera.

To Top