Lajme

LIVE: Situata nuk është qetësuar ende, valët po vazhdojnë të godasin brigjet dhe të përhapen nepër lumenjë


Publikuar më:


I plotësuar: 

NHK ka njoftuar se cunamit me lartësi 30-40cm ende janë duke goditur brigjet e bregdetit lindor të Japonisë, pas tërmetit 7.4 shkallë.

Megjithatë, paralajmërimet janë hequr, por zonat si: Iwate, Miyagi, Fukushima dhe Ibaraki mund të preken përsëri nga ndonjë valë e tillë, raporton lajmi.net

Valët kanë vërshuar edhe lumenjtë afër bregdetit:

LIVE:

 

Centrali bërthamor në Fukushima është kthyer në normalitet. Nuk është vërejtur ndonjë anormalitet në fabrikë dhe është duke punuar normalisht, raporton lajmi.net

Zyrtarët kanë paralajmruar se niveli i detit është ende në rritje dhe rreziku nuk ka kaluar. Ndërsa këto janë cunamit e raportuar në bregdetin lindor të Japonisë:

tsunami-reported-large_transadw0vrjqlwsqjhfz45ae0cojhqa2q4tcja5isz8nj1m

Pak çaste më parë, NHK njoftoi se valët kanë arritur edhe në Sednai, lartësia e tyre arrinë në 1.4 metra (më e larta deri më tani).

Televizionet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të ikin nga zonat bregdetare dhe ashtu është duke ndodhur, ndërtesat janë duke u liruar, transmeton lajmi.net

Sipas asaj që raportohet, është bërë thirrje që njerëzit të mos kthehen në vendbanimet e tyre derisa të lajmërohen nga autoritetet, për shkak se në vitin 2011 shumë njerëz gjetën vdekjen kur u kthyen pasi menduan se cunami u stabilizua.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë e ka rishikuar shkallën e tërmetit dhe tani ajo është 7.4

Sipas mediave japoneze valët janë të lartë dy këmbë (0.6 metra), derisa në Soma kanë arritur në tri këmbë, afërisht në lartësi prej 3 metra, transmeton lajmi.net.

Soma, është qytet bregdetar në rajonin e Fukushimas i cili ka qenë i goditur rëndë në katastrofën e vitit 2011.

Tërmet i shkallës 7.3 të Rihterit është shënuar në detin afër ishullit të Japonisë, ndërsa është dhënë edhe paralajmërimi për cunami dhe valë në lartësi tri metra.

Reuters transmeton pohimet e Institutit amerikane të Gjeologjisë se tërmeti ka qenë rreth 67 kilometra në verilindje nga Ivakia, në thellës prej 10 kilometrash, kurse TASS njofton se është goditur prefektura e Fukushimas dhe të dhënat për lëvizjen e cunameve, transmeton lajmi.net.

Agjencia ruse thekson se kompania nga Tokio që merret me energji elektrike (TEPCO) po kontrollon nëse ka pasoja në centralin bërthamor Fukushima-1 NPP.

“Deri me tash nuk kemi arritur të shohim diçka të jashtëzakonshme”, thekson TEPCO.

Të kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm i cili kishte goditur Japoninë në vitin 2011 ishte shkaktuar cunami. Nga ky cunami mbetën të vdekur 16 mijë njerëz, kurse 2500 ende rezultojnë të zhdukur. /Lajmi.net/

.

Comments
To Top