20,04,2024

Lista e kandidatëve nga koalicioni AAK-PSD

Must Read

Sekretari ekzekutiv i AAK-së, Lulzim Leci thotë se në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD, është Shkumbin Demaliaj dhe Pal Lekaj.

Pavarësisht se të njëjtit kanë aktakuza, ai thotë se nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor. Ai e quajti listën e deputetëve, si të denjë.

“Kësaj liste i prin kryeministri, kryetari aktual, Ramush Haradinaj. Lista fillon me Ramush Haradinajn, përfundon me numrin 110, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Besojmë që në këtë listë kemi njerëz të mençur, në kategori të ndryshme të shoqërisë kosovarë”, tha ai.

Lista e dorëzuar para pak minutave, sipas Lecit përmbush të gjitha kriteret ligjore.

“Lista që kam dorëzuar unë sot përmbush të gjitha kriteret ligjore që ekzistojnë në Republikën e Kosovës. Dhe si e tillë kjo listë është e denjë për të ofruar të gjithë qytetarëve si mundësi. Deputeti aktual Shkumbin Demaliaj është në listë, gjithashtu edhe ministri Pal Lekaj është në listë, por kjo nuk paraqet asnjë kundërshtim në aspektin ligjor”, tha Leci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img