26,04,2024

Liridona Gajtani kthehet në Kosovë, e pret Labi në aeroport (Video)

Must Read

Liridona Gajtani, e sëmurë nga leukemia akute, është rikthyer sot në Kosovë, pas qëndrimit disamuajsh jashtë vendit për shërim.

Gajtani është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, nga këngëtari Labinot Tahiri, i cili kishte ndërmarrë një nismë për të grumbulluar para për shërimin e saj.

Më shumë se 250 mijë euro ishin mbledhur për shërimin e Gajtanit pas thirrjes së Tahirit për t’i dalë asaj në ndihmë, shkruan Gazeta Express.

Gajtani ka treguar se është lejuar të kthehet të paktën për një muaj, pas disa përmirësimeve të vogla.

Ajo ka thënë se për një muaj do të qëndrojë në një dhomë të izoluar, me të gjitha masat mbrojtëse, dhe se nuk do t’i lejohet kontakti me njerëz më shumë se 5-10 minuta.

Gajtani është shprehur e lumtur që të paktën këtë kohë do të jetë në mesin e familjarëve dhe miqve. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img