25,04,2024

Limaj:Konfirmova për herë të pestë pastërtinë e luftës time

Must Read

Ish-komandanti i UÇK-së dhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se sot ju drejtohet atyre që për 13 vite e kanë mbështetur dhe i kanë besuar.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për të hedhur poshtë ankesën e prokurorit special, për të pestën herë po konfirmon luftën e drejtë të tij dhe të bashkëluftëtarëve, derisa shtoi se nga 17 vjet liri sa ka Kosova, ai ka gëzuar vetëm tri.

Gjatë një konference për media, avokati i Limaj, Tahir Rrecaj tha se dje ka marrë konfirmimin me shkrim për hedhjen poshtë të ankesës së prokurorit special.
Rrecaj: Dje kemi marrë konfirmimin për refuzimin e ankesës së prokurorit
“Dje kemi marrë konfirmimin me shkrim nga Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës se është refuzuar ankesa e prokurorit special, e paraqitur kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, të gjyqtarëve të EULEX-it, me të cilin aktgjykim Limaj me bashkëluftëtarët e tij të gjithë ishin liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte”, tha ai.

Ndërsa, Limaj ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që e kanë mbështetur dhe kanë besuar në luftën e drejtë të tij dhe të bashkëluftëtarëve, duke shtuar se për më shumë se 13 vjet nuk është ndjekur, por është persekutuar.
Limaj: Kosova i ka 17 vjet liri, unë vetëm tri
“Kosova sot i ka 17 vjet liri, pothuajse. Nga këto 17 vjet liri të Kosovës, unë i ka vetëm tri. Për 13 vjet, më tepër nuk jemi ndjekur, por unë jam persekutuar. Në librat e shenjtë, në Bibël dhe në Kur’an thuhet se persekutimi është më krim se vrasja. Një persekutim 13 vjeçar, lufta ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi është trajtuar, hetuar, gjykuar prej më tepër se 20 gjyqtarë profesionistë, ndërkombëtarë dhe vendor, në gjykata me eminente jashtë Kosovës dhe në Kosovë. Sot unë për herën e pestë marrë konfirmim të drejtësisë, të luftës sime të pastër dhe të bashkëluftëtarëve të mi. Sot për herën e pestë edhe njëherë vërtetohet se lufta ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi jo vetëm që ka qenë një luftë e drejtë dhe me përkushtim të plotë, me kodet, zakonet, kon ventat ndërkombëtare të luftës, ka qenë një luftë në mbrojtje të mbi 80 mijë banorëve civil”, tha ai.

Limaj shtoi se ky vendim i Gjykatë së Apelit është inkurajim për të gjithë ata ish-bashkëluftëtarë të tij që gjenden në procese gjyqësore, duke thënë se do të vazhdojë jetë mbështetës i së drejtës dhe të së vërtetës.

Ai shtoi se ndihet krenar që bashkë me bashkëluftëtarët, nuk kanë lejuar që atyre fëmijëve të bjeshkëve të Berishës t’u prishen ëndrrat, familjarët e tyre t’i humbin fëmijët e tyre, prindërit t’i humbin fëmijët, dhe kjo është falë sakrificës së ushtarëve të UÇK-së.
Limaj: Pres që në këtë shtet të funksionojë ligji për të gjithë
“Shpresoj dhe besoj fort që në këtë vend të vazhdojmë ta ndërtojmë mbi bazën e shtetit ligjor, besoj dhe pres që në këtë vend shteti ligjor të funksionojë ligji për të gjithë, të ndiqen faktet, provat dhe mbi bazën e fakteve dhe provave të gjykohet dhe të ndërpritet çfarëdo ndjekje e individëve mbi bazën e emrit për motive të ndryshme të liga, të cilat nuk e ndihmojnë drejtësinë. Ne jemi këtu bashkë dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët për të krijuar këtë shtet në të cilin edhe kemi besuar, gjithë që besojnë dhe presin. Nga sot për mua, bashkëpunëtorët e mi, është hapur një rrugë e madhe drejtë fitoreve. Ne nuk jemi ndaluar deri më tani, por nga sot edhe më fuqishëm do të vazhdojmë të punojmë për të instaluar një shtet ligjor të lirë, duke respektuar të kaluarën, duke qenë krenar për të kaluarën tonë dhe duke mos iu frikësuar të vërtetës”, tha ai.

Ndërkaq, në lidhje me protestën e djeshme të Nismës dhe AAK-së, Limaj tha se nga dje kanë filluar fitoret e radhës që do vijnë për Nismën dhe koalicionin drejt realizimit të objektivave./zeri/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img