26,04,2024

Liga shkollore e sportit në prag të fillimit të realizimit

Must Read

Ferizaj.05.02.2018. Kryetari Aliu, sot ka pritur në takim Adrian Telakun – Kryetar i Federatës së sportit shkollor, shoqëruar edhe nga Fikret Shatri nga Departamenti i Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe bashkëpunëtorët e tyre, Bashkim Thaçi dhe Ylli Maloku.

Në këtë takim janë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me organizimin e ligës shkollore të sportit, që njëherazi paraqet njërin nga zotimet e programit qeverisës të kryetarit Aliu.

Kryetari Aliu, të pranishmit i ka falënderuar për mbështetjen e Komunës së Ferizajt në formimin dhe organizimin e ligës shkollore të sportit, duke u shprehur se ky organizim është një ndër aktivitete më të mira që mund të ofroj institucioni i komunës për të rinjtë, me qëllim që të rritet një gjeneratë e shëndoshë e të rinjve, larg dukurive negative që për fat të keq janë shpeshtuar në shoqërinë tonë.

Ndërkaq nga delegacioni pjesë e takimit u njoftua kryetari Aliu se kanë zhvilluar disa takime me punëtorë sportiv dhe mësimdhënës të kulturës fizike, me mobilizimin e së cilëve synohet të realizohet ky projekt tejet i rëndësishëm për sportin dhe rininë ferizajase.

Ditëve të ardhshme mbetet të konkretizohet ky projekt për themelimin e ligës shkollore të sportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img