24,04,2024

Liga e Institucioneve Shtime: Komunën dhe Shkollën e Mesme vetëm fitorja i mbanë gjallë në luftën për Play OFF !

Must Read

Të mërkurën me 13 Prill në Shtime do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së VIII-të të Ligës së Institucioneve në Shtime ku gara për Play OFF po bëhet çdo herë e më atraktive.
Xhiro e VIII-të do të hapet nga takimi mes KRM Pastërtisë dhe Këshillave Lokalë ku padyshim se favorit janë këta të fundit të cilët aktualisht radhitën në pozitën e dytë në tabelë por skuadra e Bujar Osmanit para vetes ka sfida të vështira andaj nuk duhet të ndihet edhe shumë komode.
Ndeshja në mes të Pastërtisë dhe Këshillave Lokal nis në ora 18:30.
Skuadrat që më së shumti kanë nevojë për fitore në mënyrë që ti mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në play off janë Komuna e Shtimes dhe Shkolla e Mesme.
Komuna Shtime nga ora 19:00 do të takohet me rivalët tradicionale të Idriz Ajetit të cilët shumë herë I kanë prishur punë zyrtarëve, ndërsa Shkolla e Mesme të njëjtën ditë nga ora 19:40 do të sfidohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame
Në ora 20:20 KF Vjosa do të dueloj me KF Emin Durakun&Skënderbeun skuadër kjo që është rivali më i pa përshtatshëm për të gjitha skuadrat e mëdha pasi që shume herë ka ditur ti fitoj ato takime e fati i njëjtë mund ta presë edhe Vjosën.
E kur është fjala për Derbi atë e sjellin Instituti Special Shtime dhe FSK skuadra këto që të mërkurën nga ora 21:00 do të vihen përballë njëra tjetrës në një takim ku FSK kërkon ta vazhdojë serinë e fitoreve dhe të blindoj pozitën e parë ndërsa ISSH do të kërkojë ta ndalë hovin e Ushtrisë që në Ligë nuk po njeh rival, megjithatë skuadra qe në këtë takim pëson të dielën e ka mundësinë e revanshit pasi shorti për Çerekfinalet e Protect System Cup i vendosi këta dy gjigant përball njëra tjetrës. Kampioni apo Nënkampioni aktual ? …E mësojmë të mërkurën nga ora 21:00.
Dy pretendentët për Play OFF QIRSKP dhe Shoqëria Civile të mërkurën nga ora 21:40 do të zhvillojnë takimin e ri mes tyre ku ky duel në të kaluarën shpesh herë ka përfunduar pa fitues ose më një diferencë shumë të vogël golash, dy skuadra që njohin mirë stilin e lojës së njëra tjetrës të mërkurën zhvillojnë ndeshjen e radhës. Përparësi e madhe për QIRSKP-në është suspendimi i Egzon Mustafës të Shoqërisë Civile i cili në xhiron e VII u ndëshkua me karton të kuqë pas dy të verdhëve ndërsa trajneri i qytetarëve aktiv Faton Mustafa në bazë të disa spekulimeve vendin e tij ja ka besuar Fatlum Rexhajt megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare.
Krejt në fund nga ora 22:20 Uniformat blu që po kalojnë sezonin më të vështirë të tyre por pavarësisht të gjithave ata po janë shembull i mirë në fushë do të takohen me skuadrën që po kalon formë brilante fjala është për Bajram Currin&Skënderbeun .
Takimi mes Policisë së Kosovës dhe Bajram Currit&Skënderbeut është takimi i fundit për xhiron e VIII-të të Ligës së Institucioneve në Shtime.

Orari Takimeve Lige Xhiro 8 [48210668] Tabela Fillestare [48210670]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img