25,04,2024

Liderë botërorë urojnë presidentin Thaçi

Must Read
Hashim Thaçi

Në urimin e tij dërguar presidentit Thaçi, presidenti gjerman, Joachim Gauck, ka shkruar: “Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, juve dhe bashkatdhetarëve tuaj ju dëshiroj paqe, lumturi e mirëqenie”.

Presidenti hungarez, János Áder, në letrën e nënshkruar nga ai dhe bashkëshortja Anita Herczegh, dërguar presidentit Thaçi,  ka shkruar: “Juve dhe të dashurve tuaj ju urojmë festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur, të qetë dhe të suksesshëm.

Homologu bullgar, Rosen Plevneliev, i ka uruar festat e fundvitit presidentit Thaçi me “urimet më të mira për Vitin e Ri 2017 në paqe dhe begati”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruan në urimin e tij: “Urime më të mira për një Vit të Ri të lumtur dhe të begatë”.

Ndërkaq, një urim të veçantë presidenti Thaçi e ka marrë nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. “Tani që Viti Olimpik 2016 po mbyllet dhe i riu po fillon, më lejoni të ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2017, me dëshira për paqe dhe begati për ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Do ta kujtojmë gjatë Vitin Olimpik që po e lëmë pas për suksesin e jashtëzakonshëm të Lojërave Olimpike Rio 2016,” ka thënë në letrën e tij të urimit presidenti Bach.

Ai shtoi se “Lojërat Olimpike 2016 ishin një moment i rëndësishëm që bashkoi tërë komunitetit ndërkombëtar, me të gjitha 206 Komitetet Olimpike Kombëtare që garuan në frymën e miqësisë dhe respektit. Lojërat Olimpike Rio 2016 na treguan fuqinë e veçantë të sportit për të bashkuar të gjithë botën në të gjithë shumëllojshmërinë e saj”.

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kryeministri japonez Shinzō Abe, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, janë në mesin e liderëve të shumtë botërorë që kanë uruar presidentin Thaçi për Vitin e Ri.

Presidenti Thaçi ka marrë urim edhe nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kinës në Kosovë, Zhang Wuzhuan.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img