16,04,2024

Libri i parë me tregime nga futbolli u shkrua nga një autore ferizajase

Must Read

Kemi libra me tregime futbolli të përkthyera nga autorë të huaj,kemi edhe libra të mirë me rregulla futbolli nga autorë shqiptar, por libri “Legjendat e Futbollit ..” i shkruar nga ferizajasja Hava Kurti Krasniqi është libri i parë shqiptar me tregime nga futbolli.

Libri do të botohet edhe në gjuhë gjermane.

Në pyetjen tonë për personazhet e këtij libri,autorja exluzivisht për Ferizajpress u përgjigj: “Ishte dëshira e nxënësve të mi për ta shkruar këtë libër në kohën kur po mbahej Europiani 2016 .

Ky Europian bëri që shqiptarët të përmenden nëpër botë dhe pikërisht entuziazëm solli loja Shqipëri Zvicër, ku vëllezërit Xhaka luajtën pa hile kundër njëri tjetrit”

Në pyetjen tonë : A i njeh nga afër Vëllezërit Xhaka,autorja përgjigjet: “Jo,nuk i njoh nga afër,por kur kanë qenë të vegjël kam patur mundësi ti shoh te parku ku ata luanin me shokë. Jam fanse e tyre, është e mrekullueshme se sa vlerë reflektojnë ata dy: dashuri për vendin e origjinës, falënderues ndaj vendit ku janë rritur, respekt e dashuri ndaj njëri tjetrit, ndaj prindërve e familjes së gjërë”

Në libër ata mirren shembull në çdo tregim, por autorja në libër falënderon edhe të gjithë futbollistët tjerë shqiptarë që me diciplinën e tyre po i japin krenari kombit.

Libri “Legjendat e Futbollit,Vëllezërit Xhaka: Ambasadorët” është një libër frymëzues për prindër e fëmijë.

Libri tani më gjendet edhe nëpër librarit e Ferizajt, në librarinë “Rilindja” në librarinë “Alfabeti” në marketin “Mentori” etj, por së shpejti edhe nëpër qytetet e tjera.

Autorja ka ndërmend të organizojë disa promovime në Shqipëri e Kosovë.

Një promovim do të bëhet së shpejti gjatë kohës së Samitit të diasporës ku autorja është e ftuar nga Ministria e Shqipërisë.

Ajo u shpreh edhe rreth prezentimit të librit : “E falënderoj veçanërisht Ambasadën e Shqipërisë për gatishmërinë e kësaj ambasade për të prezentuar këtë libër. Sporti është shëndet,është organizim, edukim, disiplinë, shpresoj se kam thënë gjëra të bukura në librin tim. I mbetet lexuesit të jep një vlerësim. Falënderoj edhe dizajnerin e librit Majlind Rekaj nga Ferizaj, si dhe Abetare Berilën për vizatimet. Falënderoj shumë edhe Ferizajpress për këtë intervistë!” është shprehur autorja e librit Hava Kurti-Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img