24,04,2024

Letra e të burgosurve nga Maqedonia që të dridh zemrën

Must Read

 

Dje të burgosurit apeluan që institucionet të mos luajnë me jetën e tyre .

Dy natë më herët, në moment panike të burgosurit kanë filluar të bërtasin dhe është dashur të reagojë edhe drejtori i burgut që të hapen të gjitha dyert, proces ky që ka zgjatur një orë.

Televizioni Telma ka provuar që të marrë përgjigje nga drejtori i burgut në Idrizovë Zhivko Pejkovski për këtë problem por ai ka thënë se duhet pyetur udhëheqësit e ministrisë të drejtësisë për këtë hap pasi ai nuk është kompetent.

Të burgosurit kjo përgjigje i ka irrituar duke kërkuar që të ndalohen lojërat e institucioneve me jetën e tyre.

Mbrëmë disa të burgosur i janë drejtuar portalit TetovaSot me një apel drejtuar qytetarëve

“Gjendemi në katin e katërt me dyert të mbyllura dhe sa herë që dridhet, rojet e burgut ikin jashtë e të burgosurit mbeten me dyer të mbyllura. Ju kisha lut për hir të Zotit nëse keni pak zemër, shkruni sa të mundeni se jemi shumë keq, ata jashtë janë dhe ne kemi frikë, po ne mrena çdo moment jemi të pambrojtur” thuhet në letrën shqetësuese të të burgosurve.

të-burgosurit-1

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img