19,04,2024

Letërsia shqipe i kërkoi 80 studentë, aplikuan veç 36 kandidatë

Must Read

Sivjet ka rënë numri i kandidatëve për t’u bërë pjesë e UP’së. Interesimi ka rënë edhe në degët e quajtura nacionale si Letërsia shqipe. Në këtë Departament kanë konkurruar vetëm 36 kandidatë. Ishin kërkuar 80 studentë. Kanë mbetur edhe 44 vende të lria.

Shefqet Pllana, Gani Luboteni, Hasan Mekuli, Latif Berisha, Enver Gjerqeku po të ishin gjallë do t’ju vinte keq sikur të shihnin numrin e kandidatëve të interesuar për t’u bërë pjesë e departamentit që e kishin themeluar.

Interesimi për t’u bërë pjesë e studimeve në Departamentin e Letërsisë shqipe ka rënë përgjysmë krahasuar me numrin e studentëve që kanë kërkuar.

Kështu, nga 80 vende për studentë, në konkursin e këtij afati kanë aplikuar vetëm 36 kandidatë.

Pra, kanë mbetur 44 vende të lira në rastin se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar do të pranoheshin në studime.

Ndryshe, në Departamentin e Letërsisë shqipe e kanë bazën edhe demonstratat e viteve 1968 dhe 1981  Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 i ka pasur ne themelet e veta albanologet e këtij fakulteti  edhe lëvizja e viteve 80, me LDK e ka adrese albanologjinë dhe shkrimtaret e dale nga këto dege.

Express ka shkruar sot se Universiteti i Beogradit për çdo vit pranon nga 70 studentë në Departamentin e Filozofisë. Shteti serb ka popullsi prej rreth 7 milionë banorëve.

Kosova ka më pak se 2 milionë banorë. Dhe, për çdo vit Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e 100 studentëve në Drejtimin e Filozofisë.

Ministria e Arsimit dhe as Universiteti i Prishtinës kurrë s’kanë bërë asnjë studim se sa filozofë i duhen tregut të punës.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që ka aprovuar numrin e studentëve për secilën degë asnjëherë s’ka kërkuar të arsyetohen shifrat e studentëve me tregun e punës dhe as me kërkesën e shoqërisë për profile të caktuara.

Mirëpo, janë maturantët që kanë nisur të vetëdijesohen pasi shteti ka dështuar të kufizojë kuotat e regjistrimeve nëpër drejtime që s’kërkohen në tregun e punës.

Kështu, i ka ndodhur pikërisht Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Prishtinës.

Prej 100 vendeve që i kanë kërkuar me konkurs kanë konkurruar vetëm 27 kandidatë. Kanë mbetur 73 vende të lira.

Express ka shkruar sot se edhe profesorët e Fakultetit Juridik do të mund të mbesin pa mbinormë pasi sivjet maturantët kanë vendosur të mos shkojnë në këtë drejtim aq sa kanë kërkuar në konkursin e shpallur më 4 korrik.

Fakultetit Juridik i është aprovuar kuota e 800 vendeve të reja për studentët që do të aplikojnë sivjet.

Por, në listat e publikuara për provimin pranues që do të mbahet nesër, del se në Juridik kanë konkurruar vetëm 733 kandidatë për t’u bërë studentë.

Kështu, Juridiku për studime të rregullta ka kërkuar 416 vende ndërsa kanë konkurruar 625 kandidatë.

Për studime me korrespodencë i ka hapur 250 vende ndërsa kanë konkurruar vetëm 108 kandidatë.

Express ka shkruar mbrëmë se as edhe profesorët dhe asistentët në Banka, Financa dhe Kontabilitet ka gjasa që të mbesin pa mbinorma dhe të marrin edhe nga një pagë shtesë për punën që bëjnë në Universitetin e Prishtinës. Kjo pasi interesimi i studentëve për të studiuar këtë drejtim ka rënë.

Nga 650 vende që janë hapur për studentë të rinj, vetëm 341 kandidatë kanë aplikuar. Rrjedhimisht, edhe nëse pranohen të gjithë do të mbesin edhe 309 vende tjera të lira.

Rrjedhimisht, profesorët do të mbesin pa orët shtesë të planifikuara për këtë numër të studentëve.

Prej pasluftës, pa asnjë studim të mirëfilltë, një pjesë e madhe e të rinjve ka studiuar në fushat ekonomike.

Programe të tilla përpos në UP ka edhe nëpër universitetet tjera publike dhe private. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img