26,04,2024

Letër e Hapur Edi Ramës: Ndërhyni menjëherë se Normalja e Elbasanit gërmadhë nga Ragip Kçiku

Must Read

Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama
Ministres së kulturës së Shqipërisë z. Mirela Kumbaro
Ministres së arsimi të Shqipërisë z. Lindita Nikolla
Ministrit të arsimit të Kosovës z. Shyqeri Bytyçi
I nderuari kryeministër I Shqipërisë dhe ministra të kulturës, dhe të arsimit të Shqipërisë dhe Ministri i Arsimit i Kosovës!
Para pak ditësh kuptova se tempulli historik i mendjes shqiptare e njohur me emrin legjendar NORMALJA E ELBASANIT në Elbasan, është shkatërruar të cilën e vizitova para pesë ditësh por, tani pashë vetëm një gërmadhë dhe ca jure që presin të rrënohen.
Unë nuk mund të shkruaj tani për objektin me rëndësi të veçantë kombëtare sepse mendoj se do të dal më i zbehtë se ju në njohjen për historinë, bëmat dhe vlerat e saj. Unë që për profesion kam mësuesinë, nuk mund të rri duarkryq pa ju njoftuar juve që supozoj se edhe mund të mos jeni të njoftuar nga bashkëpunëtorët e juaj se ky objekt me peshë historike gjithëshqiptare, qenka shkatërruar.
Mendoj se për të mos u bërë dëmi edhe më i madh, duhet të ndërhyni tani si shtete dhe ministri për të mos lejuar ngrehinën e ndonjë objekti që nuk do të kishte as një peshë kombëtare.
Tani mendoj se Dëmi do të jetë më i vogël si dhe përgjegjësia juve para gjeneratave të ardhshme nëse ai objek nuk është shkatërruar për t´u rindërtuar objekti ekuivalent po për qëllimin e ruajtjes dhe kultivimin e kulturës dhe historisë kombëtare.
Vetëm po ju rikujtoj se në atë shkollë kanë marrë bazat edukative dhe shkencore mijëra studentë dhe qindra shkencëtarë të mëvonshëm. Në atë objekt janë shkolluar kuadro nga të gjitha trojet shqiptare me koncenzus: një me një (Shqipëria – Kosova, Çamëria dhe Mali i Zi. Edhe Maqedonia i përkiste Kosovës). Andaj, ai objekt nuk i përket vetëm Republikës së Shqipërisë.
Si të them, të gjithë këta jashtë trojeve të Shqipërisë “londineze” janë të tradhtuar. Rrënjët e historisë së shkollave të këtyre pjesëve, është shkatërruar pa u pyetur edhe këta si pjesëmarrës të historisë si në aspektin financiar, intelektual dhe politik.
Besoj se nuk ka nevojë të sqaroj më shumë për NORMALEN E ELBASANIT, e që një ditë ju të gjithë të mos mbeteni në histori si shkatërrues të historisë apo si injorues të saj që do t´u sillte para përgjegjësisë së ndërgjegjes suaj njësoj sikur të ishit vetë aktorët e ngjarjes.
Me respekt!
Ragip Kçiku, Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Finlandë.
Autor dhe bashkautor i tri projekteve arsimore për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe e shëndetësisë të Finlandës.
Autor i “Abetare pune” për fëmijët e diasporës”, “Gjuha shqipe për të huajt”, “asimil”, libër me 830 faqe dhe tekste të lexuara në tri CD. Gramatika e gjuhës shqipe e interpretuar në gjuhën angleze “Basice albanian gramar”, “Fjalori i gjuhësisë”.
Shpresoj se do ta keni parasysh brengën time dhe të mijëra mësuesve të cilët nuk janë të njohur për këtë vandalizëm që po i shkaktohet kulturës dhe historisë sonë të kombit në përgjithësi dhe të arsimit në veçanti.
Ragip Kçiku Helsinki me 12 – 27. 4. 2018

NJË ZHGËNJIM I PARIPARUESHËM apo (Antishqiptarizmi në Shqipëri?)

Sado që kisha momente gëzimi për Korçën, Pazarin e vjetër të riparuar, sheshet e Elbasanit etj. Sot u zbehën të gjitha. As një nuk do të mbetet në kujtesën time përveç vandalizmit që paska bërë Elbasani, përkatësisht shteti shqiptar. Katër orë kërkova ndërtesën e NORMALES SË ELBASANIT. Të gjithë më drejtonin te Pedagogjikja “Luigj Gurakuqi”. Ndonjëri, me të drejtë më drejtonte te kisha. Ndërtesë ku në një kohë ka qenë NORMALE E ELBASANIT, me gjasë në epokën e diktaturës. Por edhe kjo e përgatitur për t’ia dhënë dikujt për kafshatë goje. Tani ka një shkollë të cilën e quajnë pedagogjike por aty mësojnë të gjitha nivelet; që nga parashkollorët, deri te k.l. 12 apo maturantët. Përveç arkivit dhe muzeut që kjo e sotmja trashëgon, nuk i takon as një e drejtë historike mbi NORMALEN E ELBASANIT. Do t’i takonte po të trashëgonte emrin legjendar NORMALJA E ELBASANIT. Me emërtimin “Luigj Gurakuqi”, pak domethënie ka ky institucion. Pas emrit legjendar, as Luigji nuk do të pajtohej të emërtohej me emrin e tij duke e lënë anash ideatorin dhe financuesin, patriotin dhe projektuesin e pavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtina.

T’i kthehemi godinës. Mezi e gjeta vendin ku paska qenë ndërtesa tani qenka një gërmadhë. Gjatë luftës së dytë botërore, italianët atë godinë e paskan përdorur për kazermë. Pas çlirimit, e paskan mbushur me romë të pastrehë. Kështu më thanë dias banorë të lagjes SPAIKORRE NË RRUGËN PËRBRI “Vasil Kokoneshi”. Sot godina qenka shkatërruar për t’u bërë një pallat privat, kuptohet me interesa të hajdutëve të shtetit. Kujt i pengoi nëna e të gjitha shkollave shqiptare? Mendon ndokush se është i rastit ky vandalizëm. Jo dhe jo!!! Këtu ka dorë armiku i Shqiptarëve. Këtu ka dorë komunizmi si fillim dhe këlyshët e komunistëve si përfundim. Vetëm një armik shkatërron pjesët e lavdishme të historisë.

Bëj pyetje!

Ku është mësuesi elbasanas?

Ku është qytetari elbasanas.

Ku është mësuesi i Shqipërisë?

Si mund të jemi aq mospërfillës ndaj shkatërrimit të pjesës së lavdishme të historisë sonë?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img