26,04,2024

Leonora Zeqiri, shërbyesja civile më e suksesshme në Ferizaj

Must Read

Inxhinierja e ndërtimtarisë në Drejtorinë e Infrastukturës në Komunën e Ferizajt, është zgjedhur nga Ministria e Administratës Publike e Republikës së Kosovës, shërbyesja civile më e suksesshme në komunën e Ferizajt.

Zgjedhja e Leonora Zeqirit si shërbyesja më e suksesshme u bë me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil. Ajo u veçua për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2016-2017.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Prishtinë ishin edhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar,Tefik Mahmuti, drejtor i Departmentit të Administrimit të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, Kryetar i Sinidkatës së Pavarur të Kosovës, si dhe Refike Sulcevsi, drejtoreshë e përgjithshme e Institutit IKAP të Kosovës.

Duke folur për këtë vlerësim domethënës për të, inxhinierja Leonora Zeqiri ka thënë se përzgjedhja e saj si shërbyesja civile më e mirë në komunën e Ferizajt, është një ndjenjë tepër e veçantë.

“Është një privilegj shumë i madh që të shpërblehem për punën dhe angazhimin tim në rrafshin profesional. Kjo mirënjohje do të thotë shumë për mua dhe më obligon që të vazhdojë edhe më tej me punën dhe angazhimin tim në të mirë të qytetarëve të komunës së Ferizajt,” ka thënë Zeqiri.

Leonora Zeqiri është në përfundim të studimeve postdiplomike në master, drejtimi “Infrastrukturë rrugore” në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img