19,04,2024

Lekaj thotë se “Bechtel&Enka;” do të sanksionohet

Must Read
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, shprehet i bindur se kontratat me “Bechtel&Enkan;” për autostradën Prishtinë-Shkup, do të zbatohet në përpikëri.

Ndonëse nuk saktëson se cilat do të jenë sanksionet Lekaj tha se shumë shpejtë do të dalin me vendim për mospërfundim të punimeve nga kjo kompani.

I pari i MI-së ka sqaruar se zyra ligjore është duke punua të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ai thotë se sikurse ka vepruar kjo kompani kur i ka marrë Kosovës 53 milionë euro njëjtë do të veprojnë edhe institucionet vendore për cdo mosrespektim të kontratës.

“Sa i përket sanksioneve për ‘Bechtel&Enkan’ ne kemi thënë se ne do të jemi të vëmendshëm që çka të shkruhet çdo shkronjë që shkruhet në kontratë do ta zbatojmë në përpikëri dhe mendoj se qytetarët dhe opinioni publik shumë shpejtë do të njoftohet”.

“Prandaj ne sikur që ka vepruar “Bechtel&Enka”, ashtu edhe ne do të veprojmë dhe këtu nuk shoh ndonjë problem”.

“Unë nuk mundem, sepse janë duke u përpunuar në zyrat ligjore dhe pas konsultave që do t’i kemi pas vendimeve që opinionet ligjore, ne do të veprojmë”, tha Lekaj për  Ekonomia Online.

“Jo ende nuk është paguar, do të miratohet buxheti dhe e kemi vendimin e qeverisë që jam i thirrur që ta implementojnë”.

Lekaj ka folur edhe për autostradën e Gjilanit, e që shpreh i bindur se do të jetë projekti i parë që do të përfundojë para kohës, por nuk jep afate se kur do të jetë e qarkullueshme.

Punimet kishin filluar në prillin e vitit të kaluar dhe ishin parashikuar që të zgjasin rreth 30 muaj, me vlerë 87 milionë euro.

“Sa i përket autostradës së Gjilanit, puna është duke rrjedhur në normalitet dhe mendoj se i vetmi projekt në Kosovë do të përfundoj para kohe”.

“Janë në fazën për atë shtresën e fundit që do të vij te shtresa e asfaltit dhe bazamenti dhe mendoj se pas kohës së mirë ne do fillojmë me shtrirje të asfaltit”.

Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë do të jetë 22.6 kilometra, me katër korsi. Kjo autostradë do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga Prishtina në Gjilan, e në këtë drejtim edhe me Kosovën Lindore dhe anasjelltas, raporton EO.

Kuvendi komuna i Gjilanit ka marrë vendim që kjo autostradë të quhet “Agim Ramadani”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img