Ferizaj

Leard Sadriu i ftuar në përfaqësuesen U21 të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë


Publikuar më:


Përzgjedhësi i  Kombëtarës së Kosovës U21, Michell Nes, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit të Evropës 2023, kundër Anglisë, që zhvillohet me 7 Shtator në Angli.Në mesin emrave spikatet edhe emri i mbrojtësit ferizajas, Leard Sadriu, i cili po i mbron ngjyrat e Klubit të Futbollit “Skënderbeu” nga Korça.Si duket paraqitjet e mira në kampionatin shqiptar e kanë forcuar edhe më shumë besimin e selektorit Nes, për të qenë lider në këtë përbërje.

“Për mua është nderë ta përfaqësoj Kosovën në këtë ndeshje.Nderë është edhe për qytetin tim Ferizajn.Besoj se do ta jap maksimumin edhe përkundër faktit se përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë sikurse është Anglia” ka thënë Leardi

Për Sadriun , gjatë afati kalimtar të verës kanë qenë të interesuara disa ekipe evropiane, mirëpo ai vendosi që edhe për 6 muaj të jetë pjesë e skuadrës korçare për të qenë më i përgatitur për ta bërë hapin e radhës në karierë.

Lerad Sadriu, karieren prej futbollisti e ka nisur në Ferizaj, për të vazhduar në KF “Shkëndija” nga Tetova, e së fundi i huazuar në klubin “Skënderbeu”

To Top