29,03,2024

LDK NË FERIZAJ REAGON PËR VRASJEN E 25 VJEÇARIT

Must Read

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Ferizaj ka reaguar rreth vrasjes së një 25 vjeçari në këtë qytet.Ish-kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa ka thënë se ky rast tregon domosdoshmërin e komunikmit mes pushteti dhe qytetarëve, që sipas tij kohëve të fundit është shkëputur.

Vrasja e 25 vjeçarit në pikë të ditës nga dega e LDK-së në Ferizaj është cilësuar si makaber për qytetarët dhe në veçant për kalimtarët e rastit.

Reagimi i plotë i LDK-së në Ferizaj, pa ndërhyrje:

Vrasja ne Ferizaj ne pike te dites, eshte nje rast makaber per qytetaret e ne vecanti per kalimtaret e rastit, pas nje kohe te gjate qetesie ne kete qytet.
Dega e LDK se shprehe indinjaten e saj te thelle dhe e denon kete akt, si forme te papranueshme te zgjidhjes se problemeve mes vete. Ky rast tregon domosdone e komunikimit te pushtetit me qytetaret, qe eshte shkeputure ne kete komune koheve te fundit. Keshilli Komunal per Siguri ne Bashkesi dhe organet e institucionet tjera te sigurise te marrin masat e nevojshme qe raste te tilla te mos perseriten, sepse vrasjet jane hije e keqe qe bie mbi te gjithe ne, e posacerisht mbi ata qe duhet ta parandalojne krimin, si dhe mbi ata qe e kane marre persiper edukimin e brezave te rinj.
Dega e LDK se fton anetaret dhe simpatizantet e saj per besueshmeri ne te gjitha institucionet dhe bashkepunim me te ngushte per parandalimin e ketyre rasteve me qellim qe ato te mos perseriten me.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img