24,04,2024

LDK në Ferizaj kundërshton ndërrimin e lokacionit të gjimnazit “Dr Shaban Hashani”

Must Read

Lidhja Demokratike në Ferizaj në një konferencë për medie ka kundërshtuar ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e gjimnazit “Dr Shaban Hashani” nga rruga “Rexhep Bislimi” (tek Eurogoma) në hapësirat afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”
Kreu i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa gja kësaj konference ka thënë se ky dislokim është bërë në kundërshtim me Planin Zhvillimor Hapësinor, e për këtë e ka bërë përgjegjës të parin e komunës Agim Aliu,siç ka thënën ai, për orientimin e projekteve strategjike sipas dëshirës së tij dhe në interes të grupeve dhe individëve.
“Pushteti komunal në krye me kryetarin Aliu në kundërshtim me ligjin po i orienton investimet me interesa strategjike zhvillimore sipas dëshirës së tij për plotësimin e tekeve të individëve apo grupeve të ndryshme të interesit si dhe bizneseve të politikës, me pasoja të dëmshme e të pariparueshme. Ai ka vendosur që të mos përfill asnjë ligj që nga fillimi i mandatit të tij. PZHK tashmë për të nuk ekziston. Pas spitalit dhe varrezave të qytetit përmes nëntokës, këto ditë nën heshtje të plotë e të pajustifikueshme, siç di vetëm ai dhe klika e tij, zotëri Aliu në mënyrë ilegale e ndërroi lokacionin për ndërtimin e objektit të gjimnazit. Ndërtimi i këtij objekti te “Euro Goma” ishte në harmoni me PZHK-në dhe me vendimet e Kuvendit Komunal, si dhe me ligjin e buxhetit. Detyra projektuese është dhënë konform me studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeomekanik të tokës së kësaj parcele. Është hapur tenderi publik me konkurrencë të lirë si dhe është përzgjedhur operatori në vitin 2017“, tha Svarqa.
Me këtë rast, kryetari i degës së LDK-së Muharrem Svarqa, akuzoi se ndërrimi i lokacionit të kësaj shkolle prej “Euro Gomës” tek Salla e Sporteve, ka të bëj me interesa individuale të lidhura me pushtetin, pasi që sipas tij, pronës në rrugën e Gjilanit ia kishin vënë syrin qysh në vitin 2013.
“Ne mendojmë që prona e komunës tek “Euro Goma” që ka qenë e vënë në sy të njerëzve të lidhur me pushtetin dhe politikën gjithnjë e më shumë po kthehet në interes të tyre, prandaj ne kërkojmë që në harmoni me Planin Zhvillimor të jetë ashtu siç është e destinuar për komplekse të objekteve arsimore për të cilat komuna e Ferizajt ka shumë nevojë. Nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të dislokohet, nëse ka pasur arsye ajo është përgjegjësi e pushtetit komunal që të jep shpjegime në emër të transparencës dhe llogaridhënies për të cilat po thirren në vazhdimësi. Ne sot vetëm po hedhim dyshime, e ardhmja do të tregoj se cili është interesi aty”, tha Muharrem Svarqa.
Dega e LDK-së ka paralajmëruar se do t’i përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe tjetërsimin eventual të kësaj prone, ku tha se do ta mbroj përmes ligjit, si dhe duke sensibilizuar opinionin për të gjitha tendencat gllabëruese ndaj kësaj prone, sipas LDK-së, me rëndësi të veçantë.
Ndryshe kreu i Ferizajt nuk ka shprehur interesimin tu përgjigjet kualifikimeve nga kryetari i LDK-së Muharrem Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img