26,04,2024

LDK në Ferizaj: Këta janë nënkryetarët dhe sekretari i degës së LDK-së

Must Read

Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj ka bërë të ditur së dje  në mbledhjen e regullt përveç temave aktuale ka zgjedhur edhe  nënkryetarët dhe sekretarin e degës.

Me këtë rast nënkryetarë u zgjodhën Adem Salihaj, Imri Hashani, Besa Beqiri-Zejnullahu, Fadil Halili dhe Flamur Istrefi. Sekretar u zgjodh Ismet Vranovci.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se  Kryesia e degës pati kujdes që në kuadër të nënkryetarëve dhe sekretarit të degës të përfaqësohen të gjitha gjeneratat dhe të dy gjinitë.

Gjithashtu në këtë takim u konfirmua se Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj qëndron unike dhe e vendosur në përkrahje të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti

Ky është njoftimi i plotë i LDK-së – dega në Ferizaj.

Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve të rregullta, mbajti mbledhjen e kryesisë së degës dhe mbledhjen me kryetarët e nëndegëve.

Në mbledhjen e kryesisë së degës, kryesia u njoftua më çështjet që u trajtuan në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së në Prishtinë, duke përfshirë rrjedhat politike, funksionimin e qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës. Kryesia e degës së LDK-së në Ferizaj qëndron unike dhe e vendosur në përkrahje të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Në pikën e dytë të rendit të ditës u zgjodhën nënkryetarët dhe sekretari i kryesisë së degës. Me këtë rast nënkryetarë u zgjodhën Adem Salihaj, Imri Hashani, Besa Beqiri-Zejnullahu, Fadil Halili dhe Flamur Istrefi. Sekretar u zgjodh Ismet Vranovci. Nënkryetarët dhe sekretari u zgjodhën me votat e shumicës dërmuese të anëtarëve të kryesisë, pa asnjë votë kundër. Kryesia e degës pati kujdes që në kuadër të nënkryetarëve dhe sekretarit të degës të përfaqësohen të gjitha gjeneratat dhe të dy gjinitë.

Kryesia e degës diskutoi edhe lidhur me një nismë të një grupi të asambleistëve të LDK-së lidhur me unifikimin e degës. Nga fryma e diskutimeve të shumicës dërmuese të anëtarëve të kryesisë së degës doli se kjo është një përgjegjësi e kryesisë së degës, ndërsa asambleistët në kuadër të përgjegjësive të tyre, të parapara me statutin e LDK-së, statutin e komunes si dhe ligjet në fuqi, kanë përgjegjësi të merren me çështje që trajtohen në kuadër të kuvendit komunal. Duhet theksuar faktin se vetëm dy anëtarë të kryesisë patën një mendim ndryshe lidhur me këtë çështje.

Kryesia e degës mbajti takimin e rregullt me kryetarët e nëndegeve, ku u njoftuan me rrjedhat politike aktuale.

Kryetari i degës, mbajti edhe një takim te veçantë me asambleistët e grupit të LDK-së, në të cilin u diskutua lidhur me nismën për unifikimin e degës. Grupi i asambleistëve u informua lidhur me frymen e diskutimeve në mbledhjen e kryesisë së degës, në të cilin u potencua se secili organ duhet të ushtrojë përgjegjësitë që bijnë në fushëveprimtarinë e tij, të parapara me ligj dhe statut.

Kryetari i Degës dhe Kryesia u zotuan se do të punojnë me përkushtim për strukturimin e metejmë të partisë, mobilizimin, funksionalizimin dhe unifikimin  e vazhdueshëm si dhe forcimin sistematik  të LDK-së në Ferizaj për kthimin e saj në pushtet në zgjedhjet lokale të vitit 2020.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img