25,04,2024

LDK kritikon Drejtorinë e Bujqësisë për keqmenaxhim

Must Read

Ferizaj.18.12.2018.  LDK, dega në Ferizaj në një konferencë për medie  ka kritkuar  pushtetin e Ferizajt për stagnim të punës së Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.

Fadil Halili nga kjo parti, akuzoi Drejtorinë e Bujqësisë se gjatë këtij viti të qeverisjes projektin për shërimin e thundrave nuk e shfrytëzoi për qëllimin e paraparë, ndërsa projektin për vaksinimin e qenve nuk u realizoi në mënyrë të besueshme, ku sipas LDK-së, këtu pati edhe humbje rreth 7 mijë euro .

LDK e Ferizajt, përmes komisionit për bujqesi dhe pylltari, ka përcjellë me vëmendje punën e pushtetit të kryetarit Aliu dhe ka konstatuar se në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë, jo që nuk kemi përparim por kemi stagnim dhe kthim mbrapa, për sa i takon ndihmës dhe përkrahjes së kësaj shtrese të rëndësishme qytetare. Përkundër deklarimeve të vazhdueshme e pompoze në fillim të mandatit se kjo degë e ekonomisë do të kete prioritet, pushteti me veprimet e këtij viti më shumë i dëmtoi se sa u ndihmoi fermerëve., u shpreh Halili.

Tjetër akuzë që u drejtua në adresë të Drejtorisë së Bujqësisë nga LDK-ja, është edhe ndërpreja e kontratës me organizatën ”Mështjerra”, si dhe lidhja e disa marrëveshjeve me donatorë të cilët nuk u sqarun akoma për publikun se çfarë do të sjellin në interes të fermerëve.

“Eshtë për t’u habitur se si madje as projekti me USAID-in për mbjelljen e fidaneve të dredhzës industriale me kushte shumë të favorshme për fermerët është ndërprerë dhe nuk është vazhduar përkundër kërkesave të mëdha të të interesuarve. Ndërrimi i pozicionit të shërbimeve si  (mbjellja e drunjëve dekorativ në kundërshtim me rregulloren në fuqi nga kjo drejtori edhe pse kjo punë i takon Drejtorisë së shërbimeve publike dhe KP Ambienti e Pastërtia), dhe e subvencioneve, tregojnë për injorancën totale të pushtetit” ka thënë Halili.


Dega e LDK-së në Ferizaj, ka kritikuar po ashtu qeverinë Aliu se ka bërë përzierje të kompetencave të drejtorive, ku në mesin e tyre si shkelje të rëndë e konsideron pagesën e bërë nga Drejtoria e Bujqësisë prej 5 mijë 750 eurove në xhirollogarinë N.SH “Klarino” në emër të një subvencioni për kulturë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img