26,04,2024

LDK e zhvendos “Darkën e Lamës” në Zvicër

Must Read

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë ka udhëtuar për një vizitë në Zvicër, ku fillimisht do të vizitojnë Degën e LDK-së atje dhe disa nga strukturat e saj si dhe komunitetin e mërgimtarëve kosovarë në këtë shtet mik të Kosovës.

Delegacioni i LDK-së do të kenë takime të niveleve të ndryshme edhe me përfaqësues e partner vendor të komunitetit tonë atje.

“Darka e Lamës” do të jetë eventi që do të tuboj mërgimtarët tanë rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim të partisë së Isa Mustafes.

Po ashtu bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shoqërohet nga anëtari  i Kryesisë, Muharrem Svarqa dhe Sali Morina, koordinator për Zvicër./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img