20,04,2024

LDK akuzon qeverinë komunale për keqmenaxhim dhe diskriminim në baza partiake

Must Read

Në një konferencë për medie Burim Karameta, asamblist në Asamblenë komunale nga radhët e LDK-së ka akuzuar qeverinë komunale të Ferizajt për keqmenaxhim dhe qeverisje diskriminuese mbi baza partiake. Me këtë rast Karametaj ka akuzuar qeverinë komunale për mungesën e investimeve në shëndetësi, dhe problemeve me punëtorë dhe mjete të transportit të pacientëve.
“Qeveria aktuale e Ferizajt po dallohet çdo ditë e më shumë me punë të mbrapshta dhe me qeverisje autoritare e diskriminuese mbi baza partiake. Kësaj radhe po numërojmë vetëm disa nga këto defekte dhe veprime.
1. Asnjë investim në shëndetësi (asnjë aparaturë e blerë),
2. Largimi me shantazh i shefave dhe kthimi i tyre nga inspektorati,
3. Detyrimi i punëtorëve për punë shtesë gjatë natës dhe mospagesa e atyre orëve, një vendim që është tërhequr pas vendimit të inspektoratit,
4. Injorimi i të drejtave të punëtorëve nga kreu i sindikatës dhe shpërblimi i kryesindikalistes për këtë me tentim për rritjen e koeficientit të pagës,
5. Suspendimi i punëtorëve kinse për mitmarrje, të cilët gjykata i ka shpallur të pafajshëm,
6. Suspendimi i shefit të autoparkut, i cili më së shumti ka përfituar donacione dhe besojmë së shpejti kthimi i tij në vendin e punës,
7. Prishja e veturave të vizitave shtëpiake, të cilat kanë qenë në shërbim të qytetarëve etj” ka thënë Karameta.

Në anën tjetër Drejtori i DSHMS-së, Besnik Berisha këto akuza i ka quajtur të pa baza dhe normale për opozitën.
“Akuzat nga opozita gjithmonë janë pjesë e aktivitetit të tyre dhe është normale që opozita të kritikojë. Ne jemi të vendosur që të punojmë dhe para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë pavarësisht cilit subjekt politik I takojnë. Në këtë pjesë jemi të pa kompromis. E nëse dikush dëshiron ti jep kahje politike, në këtë rast opozita, gjithkund është normale, se pikërisht akuzat janë pjesë e aktivitetit të opozitës “ ka thënë Besnik Berisha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img