Lajme

LB: Partive shqiptare në Maqedoni u duhet konsensusi


Publikuar më:


Dalja e vogël në votime, votimi i partive të reja shqiptare, por edhe vota e një pjese të elektoratit për LSDM-në janë pjesë e kësaj pakënaqësie, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes për Bashkim lidhur me zgjedhjet në republikën fqinje.

Ky rezultat elektoral, i cili i lë shqiptarët me shumë më pak deputetë se mandatin e kaluar por me më shumë peshë politike në parlament për shkak të raportit të forcave të partive kryesore maqedonase, do të duhej të ishte një moment rikujtimi për subjektet politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë lidhur me fuqinë e faktorit shqiptar në këtë shtet.

Vazhdimi i politikës së deritanishme, që të shërbejnë vetëm si dekor i partive politike maqedonase dhe pushtetit të tyre real, e me pushtet vetëm në shërbim të klikave të ngushta politiko-ekonomike, vetëm sa do ta thellojë ndarjen në mes të partive politike shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoni. Në këtë drejtim, votimi i forcave të reja politike duhet të ndihmojë në reflektim si për partitë më të vjetra ashtu edhe për ato që fituan mandate parlamentare.

Lëvizja për Bashkim konsideron se lufta e vrazhdë për pushtet në Republikën e Maqedonisë, ku të drejtat e shqiptarëve vazhdojnë të nëpërkëmben nga pushteti maqedonas, është e pakuptimtë. Andaj, ne konsiderojmë se shqiptarët kanë nevojë për një politikë konsensuale në nivel të subjekteve shqiptare në raport me palën maqedonase për të realizuar maksimumin e të drejtave në kontekstin e sotëm politik në Maqedoni, përfshirë shndërrimin e shqiptarëve në element shtet-formues, – thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

.

Comments
To Top