Lajme

Laura Hamdiu-Sopa : Ajo çka e kam kërkuar gjithnjë në këtë rrugëtim ishte përkrahja dhe dinjiteti i artistit


Publikuar më:


Miq të dashur

Qysh në moshë të re u bëra pjesë e aktiviteve kulturore. Ky rrugëtim më është dukur si një labirinth me sfida e kënaqësi, me njohje e miqësi të reja. Prej një aktiviste të vogël arrita të bëhem një menaxhere e suksesshme.

Ajo çka e kam kërkuar gjithnjë në këtë rrugëtim ishte përkrahja dhe dinjiteti i artistit. E kam bërë këtë me mish e shpirt, herë vetëm e herë me kolegë, edhe shpeshëherë jemi ndarë të zhgënjyer e të pa shpresë.

“Çka mund të bëjmë me kulturën, si të na kuptojnë të tjerët?” – Këtë pyetje gjithnjë i bëja vetës e kolegëve. Derisa një ditë u binda se për t’i shtyrë gjërat përpara duhet të bëhem vet faktori. Për të kuptuar hallet e kulturës e artit, duhet t’i vëhem në ballë detyrave edhe në politikë.

Si një aktiviste kulturore më lejoni tju tregojë dhe përvojat e mija:

Akv-Kastriotët-koropetitore, mesuese, etj 1994 – 2016

Kontabiliste ne Akv-Kastriotët 2010 – 2011

Menaxhere e grupit të vallëtareve dhe defatoreve 2015 – 2018

Themeluese e organizatës kulturore “Shamikuqet” 2018

Zyrtare per kulture ne DKRS- Ferizaj – 2017- 2019

Koordinatore e projekteve per rini në SWOK Kosovo 2019 – 2020

 Themeluese e të vetmit festival të valleve

 në qytetin e Ferizajit.

 Të dashur miq, kam vendosur të kandidoj si asambleiste e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të qenë faktor i drejtpërdrejtë në ndryshime. Natyrisht kjo nënkupton që të bëj më shumë për kolegët dhe qytetarët e mi.

Një sfidë personale për një të mirë të përgjithshme.

Me respekt,E juaja

Laura Hamdiu-Sopa

AAK 121 – 12

To Top