29,03,2024

LajmiVOX: Obiliqi, vendi më ajrin më të ndotur në Kosovë (Video)

Must Read

Termocentralet që furnizojnë pjesën më të madhe të Kosovës me rrymë, janë të ngritura në komunën e Obiliqit, prej nga jo vetëm Obiliqi, por edhe Prishtina dhe zonat përreth kontaminohen nga ajri i ndotur.

E siç duket, Obiliqi del të jetë Komuna me ajrin më të ndotur në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Lajmi.net ishte në Komunën e Obiliqit për të biseduar me qytetarët rreth kësaj çështje. E nuk pat fare prej tyre që janë pa ankesa, ata thonë se janë të rrezikuar nga ky ajër e megjithatë asnjë Institucion nuk po merr masa.

Një banorë tha për LajmiVOX, se ajri u bë temë e përditshme, e rëndësishme për ne por që nuk po merret parasysh.

“Po s’kemi çka me fol përditë po flitet, veç po e bëjmë bajat, krejt bota e ka kuptu, ndotje më të madhe të ajrit nuk mundet me ekzistu kurrkund në botë si ktu”.

Një tjetër qytetar i cili punon në termocentral thotë se ajri atje është tejet i rëndë.

“Ajri i ranë, gazrat e këqija, papastërti e madhe, në Obiliq nuk ka fort zhvillim, sa unë e kom vërejtë është dëm shumë i madh, nuk ka pemë nuk ka parqe, s’ka asgjë”.

Një tjetër thotë me plot bindje që Obiliqi është vendi më i ndotur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë e në Botë.

“Aq sa po shihet, ajri është bukur i ndotur, këto dy elektranat që janë burim i energjisë elektrike kanë pasoja të mëdha sepse nuk punojnë filterat brenda tyre, ja pse pjesa më e madhe e popullatës vuan nga kanceri”.

E pasojat e ndotjes së ajrit, duket që po bëjnë qytetarët e Obiliqit të largohen nga ai vend, pasi siç duket nuk janë duke u marrë masa për parandalim apo kujdes të veçantë ndaj kësaj çështje.

E ndër të tjera, një qytetar thotë se përveç që duan të largohen nga ky vend, ai fajëson edhe presidentin Thaçi.

“Sa po mujn me ik prej ktuhit, kon te vetsh thotë me dal prej ktuhit sot a nesër, ai Hashimi veç rren, i myti hallkun tu e rrejt, e vend ma t’dekt se Obiliqi nuk e di a ka najkun n’Kosovë”. /Lajmi.net

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img