Lajme

LAJMI I FUNDIT || Reuters shkruan se Kosovës do t’i liberalizohen vizat në prill – në Qeveri s’dinë gjë


Publikuar më:


viza-liberalizimi-i-vizave-05-dhjetor-2011-d.b-446-659x351

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters duke u thirrur në burimet e veta brenda Komisionit Europian ka lëshuar një lajm ku thuhet se bashkë me Ukrainën dhe Turqinë edhe Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave në muajin prill.

Në artikull thuhet se “Komisioni Europian po punon në një propozim shumë sensitiv edhe për Kosovën”, dhe pritet që brenda muajit prill edhe vendit tonë t’i ofrohet një propozim për liberalizim vizash.

Por në Ministrinë e Integrimit Europian të Kosovës nuk janë në dijeni për përpilimin e ndonjë plani të tillë për Kosovën.

Zëvendësministri, Ramadan Ilazi, ka thënë për KlanKosova.tv se lajmin e ka lexuar “por nuk dimë ende diçka zyrtare, nuk mund të spekulojmë asgjë”.

Për propozimin e Komisionit Europian për Kosovën për të cilin ka shkruar Reuters, nuk di gjë as Blerta Aliu, këshilltare për Media e ministrit Bekim Çollaku.

“Ministria e Integrimit Evropian nuk e komenton artikullin në fjalë”, ka thënë Aliu për KlanKosova.tv.

Megjithatë Aliu ka pohuar se janë duke punuar bashkërisht me institucionet e Bashkimit Europian dhe se ministri Çollaku ka shpeshtuar takimet me përfaqësuesit e BE-së.

“Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka intensifikuar takimet me diplomatë europianë dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian sa i përket çështjes së vizave. Ne jemi duke e përcjellë punën e Komisionit Evropian dhe duke bashkëpunuar me institucionet relevante të BE-së në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet propozimi ligjor për liberalizim të vizave, por ende nuk mund të kumtojmë datën kur do të ndodhë kjo”, ka deklaruar Aliu për KlanKosova.tv.

“Është me rëndësi që institucionet tona kanë punuar me zell në zbatimin e të gjitha rekomandimeve, dhe se kemi pasur vlerësim të mirë nga ekspertët e Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare, që do të thotë se në çdo aspekt jemi fare në fund të këtij procesi”.

Në artikullin e Reutres thuhet se “Komisioni Europian do t’i propozojë këtë muaj liberalizim të vizave Ukrainës, përkundër se Holanda me anë të një referendum ka vendosur kundër marrëveshjes Bashkim Europian – Ukrainë”.

Mirëpo sipas burimeve të Reuters “Ukraina nuk do të jetë vendi i vetëm që do t’i ofrohet liberalizimi i vizave. Bashkë me Ukrainën do të jenë edhe Turqia dhe Kosova”.

Reuters shkruan se “Komisioni Europian po punon në një propozim shumë sensitiv edhe për Kosovën, dhe pritet që brenda muajit prill edhe Kosovës tonë t’i ofrohet një propozim për liberalizim vizash”.

Comments
To Top