20,04,2024

Lajmi i fundit: Masat e reja në Kosovë, mbyllet vendi prej të premtes deri të hënën

Must Read

Në Kosovë, situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (5 nëntor) Kosova ka shënuar rekord të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri COVID-19 me 661 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve nga kjo shifër e mban komuna e Prishtinës. Kryeqyteti dje ka numëruar edhe 324 raste të reja me COVID-19.

E duke e parë këtë situatë, Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës rreth COVID-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.

Siç mëson Express, sot do të kumtohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

  1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Express ka siguruar masat. Në vazhdim i gjeni ato:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë: 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

  1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucioneve shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID-19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

 2. Pezullohen paragrafët 7, 8, 11, 12, 13, 14, 20 e vendimit të Qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1.617 mostrave.

Ndërsa, dje IKSHPK-ja ka njoftuar se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, u tha në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22.206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15.921 janë shëruar.

Ndërkaq, raste aktive janë 5.565.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img