28,03,2024

Lajm shumë i mirëpritur- Italia zbulon vaksinën kundër coronavirusit

Must Read

Një lajm i mirë ka ardhur nga Italia.

Vendi fqinj ka arritur të gjejë vaksinën e duhur për të izoluar coronavirusin.

Ka qenë ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ai që ka dhënë lajmin gjatë një konference për shtyp.
Ai ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani.
“Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,” deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.
Në këtë Institut qëndrojnë të izoluar prej disa ditësh çifti i turistëve kinezë të infektuar nga coronavirusi.
Sipas mediave italiane, mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se “zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus.”
Coronaviursi deri tani ka marrë 304 jetë njerëzish dhe ka prekur mbi 14 mijë të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img