20,04,2024

Labinot Tahiri paralajmëron sërish protestë, të mërkurën para Qeverisë

Must Read

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar sërish protestë pas masave të reja të ndërmarra për tu mbrojtur nga Covid-19, shkruan.

Reagimet e tij në rrjete sociale ishin të ashpra, madje i kishte disa fjalë edhe për Ministrin Armend Zemaj.

Më pas me një tjetër postim Labi ka paralajmëruar sërish protestë, të mërkurën para Qeverisë.

Ai thotë se bashkë me të do jetë edhe Shoqata e Gastronomëve

Njoftimi i plotë:

THIRJE PËR PROTESTË UNË DO TË DAL ME FEMIJÊT E MI, E JU VIPA RRINI NË SHPI PRITNI VENDIME TË CIRKUZAVE QË UA KANË LANË FEMIJET PA BUK.

VIRUSI IKU ÇKA KA TASH MBASE I LEJUAN AJROPLANAT ME ARDH PSE NEVE MOS ME NA LAN.

KJO ËSHTË E QËLLIMSHME.

Pas 20 minutave do të jam live në rrjetin tim personal!

Do ju kêrkoj juve që të na pêrkrahni në protesten e radhës diten e merkure para QEVERISË SONË TË KOSOVËS!

Monistri Zemaj, ka mbrojtur interesat e atyre që punuan me Laboratorë duke marrur mijera euro , kurse nga ne nuk kanë interesa dhe na kanë ndaluar cdo aktivitet.

Imagjinojeni mos me i lan me punua kafiterite dhe restaurantet dhe plus keni pagua nga 500€ denime dhe prap me ba hajgare me ju qe vetë të punësuar jeni se nuk ua ka bere Qeveria vendet e punes ato që i pati premtua Isa Mustafa, Thaqi e të tjerët!

Ndegjoni mirë, pa dyshim se na kanë shtrirë për muri, veq që punohet një anshëm e me i shkatrrua me mijera biznese nuk e kemi meritua.

Me tregoni sa jeni për protesta unë dhe shoqata e gastronomëve dalim dhe këtë kurrë se bëjë për kengetarë se me kanë lan vetë, por e bej për ju që ju si CLUBE na e keni ba vendin ku ne kemi mujt me punua e me mbajt familjen.

Pra , pêr pronarët e gastronomisë ku i keni larguar nga 10 puntor se paku.

Labi FKSH.

Të merkuren nga ora 10:00 para Qeverisë.

Këtë fëmijë mbaj me buken që ma jep Kosova, nuk dua të ik nga ky vend si pasoj e politikës se keqe që po ikin rinia.

E dua vendin tim dhe punën qe bej me nderë e jo me hajni si disa nga Qeveria.

Edhe ju mbani femijet e juaj, ngrituni ne kembë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img