19,03,2024

Labinot Azemi, djaloshi që po shuan vatra zjarresh të vuajtjve të ndezura nga bullizmi

Must Read

Intervista me z. Labinot Azemi, djaloshi që po shuan vatra zjarresh të vuajtjve të ndezura nga bullizmi. Dhe me të drejtë e gëzon epitetin “Djaloshi i pathyeshëm”, apo siç preferojnë ta quajnë disa nga viktimat “Motivuesi”.

Ferizajpress: I nderuar, jemi duke parë nëpër media dhe duke dëgjuar dhe nga të tjerët se, jeni bërë shkaktar që shumë njerëz të bullizuar të qetësohen nga vuajtjet e shkaktuara nga bullizmi për shkakun tënd. Na thuaj nga buron kjo fuqi dhe ky ndikim i juaji?

Labinot Azemi: Së pari ju falënderoj për mundësinë e dhënë nga ana juaj, që unë të jem pjesë e intervistës së portalit tuaj!
Çfarë të them… fuqia ime në fakt buron pikërisht në durimin e treguar nga unë dhe mbi të gjitha në mbështeje në Zotin. Nuk është e lehtë të jesh viktimë e bullizmit, por nuk është e pamundur ta mposhtësh atë.

Ferizajpress: E si ja arritët ju të ktheheni nga viktimë në luftues të këtij fenomeni?

Labinot Azemi: Thjeshtë zgjodha të mos i dorëzohem viktimizimit. Ajo që duhet të dimë është se, kur një njeriu bie preh e viktimizimit të bullizmit ai ka dy rrugë, o të vazhdoj si viktimë, o të shndërrohet në një njeri që jeton i lumtur, pa ia vë veshin fjalëve të liga. E, unë zgjodha të mboshtë viktimizimin dhe të jetoj një jetë të mbushur lumturi.

Ferizajpress: Na thoni sesi ia arritët që në jetën tënde të mbretëroj lumturia?

Labinot Azemi: Në brendësinë e njeriut ekziston e mira dhe e keqja, apo thënë më saktë ekziston vuajtja dhe lumturia dhe varet nga ai se cilën dëshiron ta përzgjedh për të jetuar me të, vuajtjen apo lumturinë. Unë, një ditë vendosa që të jem i lumtur, duke flakur apo menjanuar vuajtjet nga bullizmi dhe ja, unë jetoj i lumtur.

Ferizajpress: Na tregoni ndonjë rast, i cili të ka thyer më së shumti shpirtërisht. Ju kujtohet ndonjë?

Labinot Azemi: Oh… nuk di se cilin ta veçoj, ngase jeta e një të bullizuari është e mbushur me situata e raste të tilla. Prandaj, duke i ditur të gjitha këto gjëra për pasojat e rënda të bullizmit, i jam përkushtuar kësaj rruge, që ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni të ndytë, madje tejet të pështirë.

Ferizajpress: Ju keni nda me ndjeksit dhe shikuesit disa nga mesazhet që i pranoni nga viktimat e bullizmit, na tregoni pra, cili nga mesazhet të ka pikëlluar më së shumti?

Labinot Azemi: Më vjen keq, por edhe mesazhet janë thuajse të gjitha prekëse, andaj e kam të pamundur të veçoj ndonjërin. Por, ajo që i karakterizon të gjitha është thyerja e fort shpirtërore. Sikur të kisha mundur vetëm nga njëherë t’ua kisha mundësuar që ta përjetonin gjithsecili ndjenjën e bullizmit, nuk kisha dashur më shumë.

Ferizajpress: Pse? Kaq e rënd është kjo?

Labinot Azemi: Mbase më e rënd sesa një mal. E si mos të jetë e rënd, kur i bullizuari rrënohet për tokë. Nuk ndjenë më asgjë për jetën. Gjërat që i sillen në kokë janë më të këqijat. Ai mendon më shumë për vdekjen sesa për jetën. Ai e dëshiron më shumë vdekjen sesa jetën. E kuptoni sesa e rënd duhet të jetë gjëja që të bënë ta duash më shumë vdekjen sesa jetën?

Ferizajpress: E qartë! Vërtetë e rëndë duhet të jetë! Po ndonjë mesazh gëzimi, keni marrë nga viktimat?

Labinot Azemi: Po. Ka dhe të tillë. Madje ka shumë. Ka shumë raste kur viktimat e kanë flakur pikëllimin, duke e ngjallur lumturinë dhe ajo që më gëzon është fakti se, jam unë shkaktari. Për këtë marrë shumë falënderime nga ta.

Ferizajpress: Përpos aktiviteteve në media e rrjete sociale që jeni duke i kryer në dobi të viktimave të bullizmit, cilat janë planet e së ardhmes?

Labinot Azemi: Përpos aktiviteteve në media e rrjete sociale, jam aktiv dhe në ligjerime nëpër shkolla, me qëllim të vetëdijësimit, kurajos dhe motivimit të viktimave të bullizmit.

Ferizajpress: Në opinion flitet se jeni duke punuar në drejtim të moderimit të një emisioni televiziv, çfarë ka të vërtet lidhje me këtë çështje?

Labinot Azemi: Ajo që dua të them me siguri të plotë është se, në luftën kundër bullizmit duhet të ketë sa më shumë hapësirë mediatike, ngase vetëm kësisoj do të arrim që të thajmë lot e të ngjallim buzëqeshje në fytyrat e atyre që tashmë buzëqeshja nuk ekziston tash e kush e di se sa. Prandaj, bazuar në këtë fakt, unë, përpos që kam dëshirë, kam avansuar dhe më tutje lidhje me mundësinë e moderimit të një emisioni që i shpallë luftë bullizmit.

Ferizajpress: Do të thotë që shikuesit në një të ardhme të afërt do ta shohin në ekranet e tyre një emision super emocional?

Labinot Azemi: Për kohën se kur do të filloj ky emision nuk e di me siguri, por që do të bëhet nga emisionet më emocionuese dhe më të shikuara në vend, këtë e them më siguri të plotë.

Ferizajpress: Për fund, çfarë mund t’i këshillonit viktimat e bullizmit?

Labinot Azemi: Të zgjedhin lumturinë para vuajtjes. Të mos ua vënë veshin fjalëve të liga, sepse kësisoj do ta dëmtojnë vetëm veten e tyre, duke ia bërë qejfin pikërisht njerëzve të ligë. Le ta dinë me siguri të plotë se, Zoti është në anën e atij që i bëhet e padrejta, pra në këtë rast në anën e viktimave të bullizmit. Dhe le ta dinë se, fakti që je një viktim e bullizmit sot, nuk do të thotë që të mohohet të jesh njeriu me suksese të mëdha neser. T’i mbështeten Zoti Fuqiplotë dhe të bëjnë durim të mirë, sepse kësisoj do ta fitojnë epitetin e njeriut të hekurt.

Ferizajpress: Z. Azemi, ishte kënqësi të bashkëbisedoni me ju! Ju faleminderit që gjetë kohë për këtë intervistë!

Labinot Azemi: Kënaqësia është e imja që isha pjesë e kësaj interviste te një portal siç është portali juaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img