25,04,2024

Labi vazhdon me grumbullimin e mjeteve për dy të lënduarit në Ferizaj

Must Read

Këngëtari Labinot Tahiri po vazhdon të grumbullojë para për dy të lënduarit në Ferizaj, të cilët mbetën në Kosovë, ndryshe nga katër të tjerët të cilët janë nisur dje drejt Turqisë për trajtim.

Pavarësisht 70 mijë eurove të cilat u mblodhën dje nga Labi bashkë me qytetarë, artisti ka qëndruar edhe sot në shesh dhe këtë e ka bërë të ditur përmes fotografive të postuar në rrjete sociale.

“Mirëdita shqiptarë e Diasporë!

Jemi akoma në shesh dhe në tenda deri në ditën kur ata dy shpirtëra shtrihen në njerin spital për tu shëruar.

Nuk jam dalur për të shitur diqka nga vetja ime, cd apo ndonje gjë që paguhet me para!

Kam dalur edhe pse ishte ftohêt e koha me shi, bashk me shumë aktivistë vetem me qëllimin për ti treguar botês shqiptare se ka punë qê behen edhe pa para.

Politikës ne ju treguam, që edhe kur ka erresirë ose kur na e beni errësirë, ne si qytetarë duhet t’a bëjmë jetên dritë dhe të ndriqojmë.

Shumë thika edhe në rrugên HUMANE, nga njerëz tê politikës e disa SERVILË! Ama duhet ta din mirë se nuk jam i ardhur nga Pasuria në këtë tendë, por duke e ditur se si ka jetuar populli im në Varferi , kam lënë shumë ditë të interesave jetesore , vetëm që mos me i lan qytetarët me i shitë shtëpiat e rri me shokë dhe aktivistë në borë e në shi”, ka shkruar Labi.

Dy personat të cilët kanë mbetur pa u dërguar në Turqi për shkak të vendit të limituar atje, do të nisen shumë shpejtë drejt Austrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img