28,03,2024

Labi shpërndau mijëra euro për Shkupin (Foto)

Must Read

Labinot Tahiri gjithmonë ka treguar anën e tij humanitare.Që nga mbledhja e parave për familjet në nevoje në Kosovë, e kudo tjetër që kishin nevojë shqiptarët.

Në shumë raste Labi ka arritur që t’i kthejë buzëqeshjen fëmijëve, e familjarëve të shumtë me ndihmën që u ka ofruar. Ndërsa tani ai nuk është ndalur përsëri. Pas vërshimeve të shumta që shkaktuan dëme të mëdha në Maqedoni, ishin shumë shqiptarë të cilët u dëmtuan në mënyra të ndryshme nga këto vërshime.

Ndërsa përmes një aksioni të ndërmarrë ditë më parë Labi ka arritur që ti mbledhë 11mijë e 536 euro e 94 cent kështu duke tejkaluar edhe shumën e premtuar të aksionit tij që thuhej të mblidhe 10 mijë euro, transmeton Indesonline.

Kurse Labi përpos mbledhjes së këtyre të hollave ka shkuar pikërisht në ‘Hasanbeg’ për tu takuar me familjarë të ndryshëm në mënyrë që tu shpërndante edhe ndihmat e mbledhura nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan atë.

Labi me këtë rast përpos të hollave ka ndihmuar edhe fizikisht në largimin e dheut të shembur në këto pjesë të vendit. Labi gjithashtu është shprehur shumë i prekur nga kjo gjendje e shqiptarëve në atë pjesë duke u lutur që të gjithë t’u dalin në ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img