24,04,2024

Labi mbledh afro 200 mijë euro, deputetët bëhen “copa” me njëri-tjetrin në Kuvend

Must Read

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për mbledhjen e parave për familjet skamnore, pas rasteve të shumta me Covid-19 në vendin tonë.

Labi këtë e bëri të ditur në një intervistë në Vizion Plus TV  ku deklaroi se deri dhje ka mbledhur një shumë rreth 200 mijë euro dhe  pret që Brenda tre apo katër ditësh të grumbulloi shumën rreth 800 mijë euro.

Me këtë rast Labi tha së  ata që po ndihmojnë janë kryesisht qytetarët ndërsa shumë pak ka përkrahje nga Estrada dhe Qeveria.

Ndonëse në Kuvendin e Kosovës po zhvillohen debate dhe polemika të ashpra mes deputetëve, Tahiri ka vazhduar punën e tij.

“Vazhdojmë punën edhe pa ministra e politikë se njerëzit na presin të dashur qytetarë! Po ashtu, kush nuk ka maska mbrojtëse nëpër spitale e emergjenca sikur nuk kishte në Ferizaj, Viti, Malishev e tutje, mund ti furnizoj me shumë vullnet pêr mbrojtjen e mjekëve! Ti lem anash inatet e të punojmë! Deri më tani janë mbledhur kogja para na duhet të vazhdojmë edhe pse koha shumë e vështire.  Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img