25,04,2024

Labi jep lajmin e trishtë, ndërron jetë Floriana Musliu që vuante nga kanceri

Must Read

Labinot Tahiri ka njoftuar se Floriana Musliu ka ndërruar jetë.

28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, ka humbur betejën me sëmundjen e kancerit.

Këtë gjë e konfirmoi këngëtari Labinot Tahiri, i cili ishte angazhuar për të mbledhur paratë për shërimin e saj.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, këngëtari emocionoi me fjalët, duke thënë se u zgjua i madh e i vogël për të shpëtuar jetën e saj, por që ajo nuk i përballoi sëmundjes.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Njoftim për vd ekjen e FLORIANA MUSLIUT!Florina, ne mund të luftonim me gjithcka në jetë, por me caktimin e Zotit se kur ai vendos të na dêrgojë në botën tjetër , ne nuk mund të luftojmë! U zgjuan i madh e i vogël pêr ta shpëtuar shpirtin tënd, por ja që sot shpirti yt do të bëhêt dritë e radhës në një parajsë ku edhe ne një ditë do të jemi me ty! Vajzë e dashur, shoqe dhe bijë e Milaim Musliut, pushoftë i qetë shpirti yt në botën tjetër.

Shoqeve e shokëve , familjes Musliu, mjekëve dhe mbarë atyre qê u munduan të na ndihmojnë, iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Floriana Musliut! Ne edhe pas këtij rasti vazhdojmë ta kërkojmë një spital për LEUKEMI dhe semundjet e rënda, edhe pse mjekêt tanë bêjnë shumë përpjekje me i shpëtuar jetêt tona në vendin tonë!

Labinot Tahiri, KOSOVË E SHQIPËRISË”.

Ndryshe, Labi gjatë ditës së djeshme kishte filluar aksionin për gurmbullimin e parave për shërimin e Florianës, të cilën planifikohej ta dërgonin për trajtim në Truqi.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img