02,05,2024

Ky është shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali (Foto)

Must Read

Besnik Mirra është shqiptari që u arratis nga burgu i San Michele në Alessandria në Italisë mëngjesin e së premtes, së javës së shkuar.

Kërkimet janë ende në vijim për kapjen e 35-vjeçarit shqiptar, raportojnë sot mediat italiane.

Sipas autoriteteve italiane të burgjeve, i dënuari ka vuajtur 10 vite burgim për krime kundër pasurisë dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

Mirra ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar, shkruan syri.net.I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë.

Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, por deri më tani, arratia e Besnik Mirrës vazhdon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img