02,05,2024

Ky është qëndrimi amerikan për Qeverinë e re që e shpalosi Hoyt Yee

Must Read

Hoyt Yee në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi i amerikanëve për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë është se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve”, ka thënë Yee, derisa ka shtuar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara është që janë të gatshëm dhe presin me padurim që të fillojnë të punojnë me qeverinë e re në Kosovë.

“…qeveria e fundit nuk ishte shumë e suksesshme për ta realizuar: bëhet fjalë për përparim të vërtetë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe në drejtim të krijimit të një ambjenti ku bizneset të zhvillohen në Kosovë dhe ku vendi të bëjë përparim drejt integrimit të mëtejshëm me Evropën, si për shembull udhëtimi pa viza. Të gjitha këto ishin të realizueshme gjatë qeverisjes së kaluar dhe për fat të keq nuk u arritën”, ka thënë Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan.

Ai gjithashtu tha se “qeveria e Kosovës ka detyrim të jetë serioze, dhe disa herë e guximshme, një qeveri e përgjegjshme që është sinqerisht e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të shënuar përparim dhe jo thjesht të shkaktojë vonesa, ngecje dhe të luajë lojra politike, por të jetë serioze për te hedhur disa hapa konkretë drejt objektivave të popullit të Kosovës”.

Vetëvendosja si parti, ka fituar më shumë vota se çdo parti tjetër. Ju flisni për bashkëpunim me një qeverisje që ndan vlerat tuaja, por Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër Vetëvendosjen në të kaluarën. A do të pranonit një qeveri me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes?

Hoyt Yee: Siç e thashë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, ose në çdo vend tjetër në Evropë. Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve. Janë Vetëvendosja ose partitë e tjera përgjegjëse për të gjetur konsensusin e nevojshëm që të kenë shumicën e nevojshme në parlament, që të mund të funksionojnë si qeveri. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria e re dhe partitë që përbëjnë atë qeveri, si edhe partitë e opozitës të plotësojnë detyrimet e tyre të partneritetit. Pra nëse ne japim ndihmën që kanë kërkuar palët në Kosovë, ne do ta bëjmë pjesën tonë. Por ne presim që edhe palët atje të bëjnë pjesën e tyre, që do të thotë respektimi i shtetit ligjor, çka do të thotë jo gaz lotsjellës, jo dhunë në parlament –diçka e papranueshme nga çdo demokraci në Evropë, do të thotë të mbajnë premtimet. Pra jo të na thonë që do të bëjnë disa reforma dhe pastaj të mos ta plotësojnë atë premtim, do të thotë gjithashtu ta luftojnë pa rezerva korrupsionin, jo të shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të mbajnë zyrtarë të korruptuar në qeveri. Nëse partitë në koalicionin qeveritar në qeverinë e re, bëjnë pjesën e tyre, plotësojnë pritshmëritë tona që ne i kemi shprehur prej kohësh, ne do të bëjmë pjesën tonë, dhe do ta mbështesim atë qeveri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img