25,04,2024

Ky është polici që u vra mbrëmë në Stamboll, para klubit “Reina” (Foto)

Must Read

Në mesin e të vrarëve është edhe polici i ri, Burak Jildiz, 21 vjeçar. Ai ka qenë viktima e parë e terroristit që ende nuk është kapur, transmeton lajmi.net.

Atë, sulmuesi, sipas mediave turke, e kishte vrarë në hyrje të klubit të natës “Reina”.

“Në mesin e të plagosurve ka edhe shtetas turq, por shumica e tyre janë të huaj. Shumica e tyre kishin vizituar disa herë Turqinë dhe e njohin mirë me vendin tonë”, tha ministrja Kaya.

Në pyetjen e gazetarëve se për qytetarët e cilëve vende bëhet fjalë, ministrja turke e Politikës Sociale Kaya theksoi se në mesin e të plagosurve ka sauditë, marokenë, libanezë, libianë dhe nga vende të tjera.

Ata identifikuan 20 të vdekur, duke përfshirë 15 të huaj dhe pesë shtetas turq. Gjatë identifikimit të viktimave të tjera, pritet së shpejti edhe zbulimi i një informacioni të tillë.

Mbrëmë, në sulmin terrorist në një klub nate në lagjen Ortakoi të Stambollit në qarkun Beshiktash u vranë të paktën 39 presona dhe u plagosën 69 të tjerë, ndërsa hetimet për sulmin janë në zhvillim e sipër, si dhe ndjekja e gjerë policore për sulmuesit. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img