25,04,2024

Ky është Ardit Hoxhaj, përforcimi i KF Ferizaj (Video)

Must Read

Sulmuesi i talentuar, Ardit  Hoxhaj, ka zgjedhur  skuadrën ku do të vijojë  karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi vlonjat do të luajë në kampionatin kosovar ku do të luajë me fanellën e skuadrës së Ferizajt.

Hoxhaj në prani dhe të menaxherit të tij është prezantuar tek klubi i Ferizajt

Hoxhaj është një lojtar që ka luajtur me shume klube të njohura në Kategrinë Superiore si, Flamurtari, Skenderbeu, etj.

Ky transfer i Hoxhajt u përcjell edhe nga mediat shqiptare  të cilat  këtë e quajtën si një përforcim  me vlera.

“Tek Ferizaj, Hoxhaj është një përforcim me vlera, për ta ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat e klubit” ka shkruar edhe gazeta  TemA.

Në të kaluarën e tij futbollisti vlonjat është aktivizuar me Flamurtarin, Korabin, Bylisin. 24-vjeçar ka qenë pjesë e Skënderbeut prej vitit 2016.

Angazhimin e Hoxhajt në klubin Ferizajas   e ka mirëpritur edhe kryetari i KF Ferizaj, Mustafa Grainca,i cili këtë e ka quajtur si të rëndësishëm për klubin  ferizajas.

“Klubi ynë, arriti marrëveshje tejet të rëndësishme, me njërin nga fubollistët më të spikatur të klubit futbollistik ” Skenderbeu”, nga Korça, Bëhet fjalë për futbollistin, ARDIT HOXHAJ.Më këtë përforcim, klubi ynë, po hynë në fazēn e fundit të kampionatit, më i kompletuar si asnjëherë më parë” ka thënë kryetari i klubit Ferizaj, Mustafa Grainca 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img