19,04,2024

Ky do të jetë kabineti i Qeverisë Kurti

Must Read

Ka filluar mbajtja e seancës, për krijimin e Qeverisë Kurti 2, ndërsa kandidati për kryeministër dhe lideri i VV’së, ka bërë prezantimin e kabinetin qeveritar që pritet të votohet

Përbërja e plotë të kabinetit qeveritar që pritet të votohet pas pak në seancën që po mbahet.

Zëvendëskryeministër është propozuar ish-ministri i Financave Besnik Bislimi, ndërkohë zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme do të jetë Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”.

Zëvendëskryeministre nga komunitetet do të jetë Emilia Rexhepi. Ndërkohë që ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati.

Ministre e Drejtësisë është propozuar Albulena Haxhiu, Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministër Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajurllah Çeku, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi, Ministër i Mjedisit, Planifikimit  Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë do të jetë Faton Peci. Ndërsa  Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj, Ministër i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka.

Ndërsa ministër për Komunitete dhe Kthim nuk ka emër por është e rezervuar për Listën Serbe


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img