Ferizaj

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ndan mbi 300 mijë euro subvencione për bujqit dhe anulon marrëveshjen me Caritas Kosova


Publikuar më:


Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2019 ku janë shqyrtuar pika të rëndësishme në interes të publikut ferizajas.

Fillimisht është prezantuar plani i punës së Kuvendit në bazë të të cilit do të zhvillohen punimet e nevojshme i cili edhe mori votat e kuvendarëve. Ndërsa pati disa diskutime lidhur me subvencionet në bujqësi të cilat do të jepen për fermerët ferizajas gjatë vitit 2019.

Fillimisht drejtori për Bujqësi dhe Pylltari Burim Bajrami, tha se këto subvencionet janë mjaft të rëndësishme për zhvillimet në këtë sektor por, opozita dha vërejtjet e saj në shpërndarjen e këtyre subvencioneve duke kërkuar më shumë makineri për fermerët e degëve të ndryshme bujqësore.

Ndërsa drejtori Bajrami tha se janë marrë parasysh te gjitha nevojat që kanë fermerët në teren dhe është vendosur për shpërndarjen e këtyre subvencioneve.

Kjo pikë e rendit të ditës u votua nga shumica e këshilltareve komunal për, ndërsa bëhet e ditur se këto subvencione kapin një vlerë mbi 300 mijë euro.

Një diskutim të gjatë këshilltaret komunal të Ferizajt, e kanë zhvilluar edhe në pikën shtesë të rendit të ditës e cila ka të bëjë me anulimin e marrëveshjes ne mes komunës dhe organizatës Caritas Kosova në sektorin e shëndetësisë e cila u votua muaj më parë.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati ka thënë se derisa të ndryshoj neni i rregullores për subvencionet nga Ministria e Financa është marrë rekomandimi që të anulohet kjo marrëveshje.

Ndërsa pas shumë diskutimeve për e kundër anulimit të kësaj marrëveshje u vendos që ajo të anulohet.

Gjatë mbledhjes se sotme u rishqyrtua edhe një pikë që ka të bëjë me ndarjen e në parcele në fshatin Llojza ku do të vendosen disa mbeturina të ngurta, si dhe u vendos edhe një herë që të merret në mbrojtje hapësira rreth fenomenit të Bifurkacionit pikë kjo që u kthye për të plotësuar në disa shkresa.

Kuvendi i Komunës së Ferizajt po ashtu vendosi që të vë në diskutim publik edhe një plan veprimi që ka të bëjë më risitrukturimin dhe themelimin e asambleve të fëmijëve nëpër shkollat e këtushme.

To Top