28,03,2024

Kuvendi i Ferizajt të martën mban seancë të jashtëzakonshme

Must Read

Seanca e jashtëzakonshme të cilën po e kërkon opozita e Ferizajt, do të mbahet të martën që vjen. Pas marrjes zyrtare të kërkesës për një mbledhje të tillë, kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi,  tha se ftesat për seancë të jashtëzakonshme do të bëhen nesër.

“I kemi 15 nënshkrime dhe unë si kryesuese e Kuvendit në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale jam e obliguar që të thërras seancën që po kërkohet dhe besoj që nesër do ta bëj ftesën për seancë, ku në bazë të afatit ligjor ajo do të zhvillohet të martën. Pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për projektin “Bashkimi i Qytetit”, ku aty do të marrë pjesë drejtori përkatës për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave që kanë asamblistët”, tha Gashi – Bytyqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, kanë kërkuar po ashtu që në këtë seancë të jashtëzakonshme të marrë pjesë edhe kryetari i komunës Agim Aliu, pasi që edhe vet projekti “Bashkimi i Qytetit” është njëri nga investimet që është premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Po, unë patjetër që do t’i përmbahem kërkesës, pasi që edhe jam e obliguar për një gjë të tillë, prandaj edhe ftesën kur ta bëj do ta bëj për të gjithë, do ta ftoj kryetarin dhe gjithë ekzekutivin, por edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Ferizajt”, tha Gashi – Bytyqi.

E, derisa kryesuesja e Kuvendit u zotua se do ta kryej obligimin ligjor për ta ftuar një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të dy partive opozitare në Ferizaj, ajo nuk është e sigurt që kjo mbledhje do të ketë kuorum të mjaftueshëm për t’u mbajtur.

Në qarqe të këtushme politike po flitet që në seancën e kërkuar nga opozita e bashkuar, mund të mungojnë anëtarët e Kuvendit që vijnë nga radhët e PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së, si shenjë hakmarrje për seancën e fundit ku mungoi opozita, transmeton Televizioni Tema. .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img