25,04,2024

Kuvendi i Ferizajt miraton Planin e Transparencës me përfshirjen e transmetimeve direkte të seancave të Kuvendit

Must Read

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, prezantoi propozim vendimet për shpalljen në interes të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 114-0,137-0, 191-0, 118-0,3551-1, si dhe 1139-0 në zonën kadastrale Jezerc.

Pas këtij propozimi, grupet parlamentare kanë dhëne edhe vërejtjet, por edhe kërkesat e tyre në lidhje me këto propozime ndërsa me shumicë votash edhe janë aprovuar. Pikë tjetër në këtë seancë të Kuvendit ishte edhe propozim-vendimi për destinimin e ngastrës kadastrale 614-0 në zonën kadastrale në Nikadin, e cila poashtu u miratua nga anëtarët e Kuvendit.

Por pika e cila më së shumti ngjalli debat në këtë mbledhje ishte propozim-vendimi për Planin e Veprimit për Përmbushjen e Transparencës në Komunë për vitit 2019-2023.

Drejtorja e Administratës dhe Personelit, Aurora Ramadani, duke prezantuar këtë pikë ka thënë se është e domosdoshme që të aprovohet një plan i tillë sepse një gjë të tillë e parasheh udhëzimi administrativ për transparencë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe si e tillë është rekomandim dhe formë standarde për të gjitha komunat nga MAPL.

Pas diskutimeve të gjata nga anëtarët e Kuvendit, me propozimin e nënkryetarit të Komunës, Naim Ferati, që shuan përfundimisht zërat se do të ndërpritet transmetimi direkt nga televizionet lokale i seancave të Kuvendit të Komunës, duke e përfshirë këtë pjesë në kuadër të Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës, u miratua edhe ky plan.

Këtë shtesë në kuadër të këtij plani e mbështeti edhe grupi parlamentar i PDK-së. Me shumicë votash pro, votë kundër dhe abstenim nga opozita u miratua ky propozim vendim.

Në këtë mbledhje u propozua dhe miratua ndryshimi i 4 anëtarëve në komitetet joobligative dhe komisionin për hartimin e akteve juridike, anëtarë që vijnë nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, ku me shumicë votash edhe kjo pikë e rendit të ditës kaloi dhe u bë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të këtyre komiteteve.

Në mbledhje u diskutua dhe miratua edhe propozim-vendimi për formimin e komisionit “ad-hoc” me mandat të përkohshëm në shqyrtimin e ankesave për dhënien me qira të banesave në pronësi të komunës, propozim-vendimi për projektin e bashkëpunimit ndër komunal për aplikimin në MAPL për fondet e bashkëpunimit ndërkomunal, si dhe propozim vendimi për afatizimin në 90 ditë të punës së Komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave, shesheve në Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img