23,04,2024

Kushti interesant për punëtorët e ETC-së

Must Read

etc-640x343

Për të qenë punonjës në ETC fillimisht duhet të lexosh libra, që për qëllim kanë zhvillimin e mendimit pozitiv.

Punonjëseve të kompanisë së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, u ipen libra të cilat ata i kanë për detyrë që t’i lexojnë derisa janë në punë.

Për ketë ata edhe testohen me një ese në të cilin ata duhet t’i tregojnë përshtypjet e tyre mbi librin e lexuar. E në fund ipet rezultati në bazë të së cilit punonjësi më kreativ edhe do të shpërblehet nga Ramiz Kelmendi me avancim në pozitën punës.

Shefi i rrjetit të supermarketeve ETC Ramiz Kelmendi, ka thënë Gazetën Fjala se kjo praktikë e leximit të librave për punonjësit e kompanisë së tij po bëhet me qëllimin e avancimit të tyre në punë, por edhe zhvillimin e shkathtësive për të cilat Kelmendi thotë se në fillimin e punë se u mungojnë punonjëseve të tij.

“Ata që dëshirojnë të avancohen në punë e marri si detyrë leximin e këtyre librave, që shumica nga to kanë të bëjnë me sipërmarrje. Personat që dashurojnë të avancohen në kompaninë ton këshillohen të lexojnë libra të tillë”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Fjala.

Ai shpjegoi se punëtorëve u ipen të lexojnë libra të ndryshëm. Ata kanë hyrë në test për librin e lexuar gjatë javës së shkuar për të cilat rezultatet pritet që t’i marrin gjatë kësaj jave.

Ndërkaq Gazeta Fjala posedon njërin nga librat i cili u është dhënë punëtorëve ta lexojnë.

“Mendimi Pozitiv”, i autorit Sju Hedfilld, është njëri nga librat që duhet lexuar punëtorët e ETC-së për ta ndryshuar botëkuptimin e tyre e për ti dal ballë se ardhmes me besim dhe optimizëm.

Kelmendi shpjegoi se nëse ndonjë punëtor i tij nuk tregon performancë të mirë gjatë punës atëherë menaxherët e këshillojnë atë që të lexojë ndonjë libër.

“Resurset humane në rastet kur ndonjë punëtor nuk tregon performancë të mirë këshillojnë punëtorët që të lexojnë ndonjë libër të tillë për t’i zhvilluar njohuritë”, ka shpjeguar Kelmendi./Gazeta Fjala/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img