16,04,2024

Kush janë agjentët e “paprekshëm” në rastin e Kumanovës?

Must Read

largea_kumanove21461390839

Familjarët e të akuzuarve të rastit të Kumanovës kërkojnë që të hetohet pista e dyshimtë e agjentëve të implikuar në skenarin e Lagjes së Trimave të 9 dhe 10 majit, por edhe edhe ngjarjeve paraprake të lidhur me këtë rast.

“Ne apelojmë që gjykata, por edhe institucionet e tjera të ndalojnë këto persona dhe ti nxjerrin para drejtësisë, sepse ata janë dëshmitarët kyç dhe jo të fshihen. Ne sa po e shohim ata nuk jan as të thirrur si dëshmitarë dhe vetëm pjesëtarë të policisë speciale, që kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur janë duke u thirrur si dëshmitarë të mbrojtur”, thotë për INA, një familjar nga Kosova, pjesëtari i së cilës është pjesë e të akuzuarve të Grupit të Kumanovës.

Por sipas lajmeve të lansuara nga disa media, por edhe bisedave të publikuara të përgjuara, dëgjohet biseda e dy komandantëve Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me një punonjës të Shërbimit Sekret, por në këtë rast dyshohen edhe agjentë të tjerë të DSK-së së Maqedonisë.

Nga ana tjetër, gazetari Milaim Zeka në një deklaratë për INA kohë më parë deklaroi se agjentë të shërbimit maqedonas të kamufluar në agjentë gjoja të CIA kishin thurrur dhe realizuar planin për Kumanovën, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë dhe shërbimit sekret.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img