19,04,2024

Kush i fitoi zgjedhjet 2019

Must Read

          Në fakt, në bazë të deklarimeve të KQZ-së, zgjedhjet parlamentare 2019, si e para me një përqindje solide doli subjekti LVV. Sipas interpretimeve kushtetuese, Neni 95, pika 1, Pas zgjedhjeve dhe certifikimit të tyre, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

            Nuk do shumë koment, se këtë të drejt, në këtë kohë e ka subjekti politik LVV, e cila duhet ta prezantoj para legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës, nominimin e kandidatit, nëse do të arrin të siguroj përkrahje të mjaftueshme, për të marrë mbështetje për qeverinë e ardhshme, i cili, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

            Sa jo parimor janë politikanët në vendin tonë, të cilët, duke u munduar ta shfrytëzojnë situatën e krijuar, përmes së cilës, mundohen ta zbehin interpretimin kushtetues, i cili saktësisht përkufizon të drejtën e të parit të Parlamentit të Kosovës dhe atë të Qeverisë së Kosovës, për të përfituar individualisht, apo një grupim i caktuar politikë. Thjeshtë kjo dukuri e përfitimeve politike, i ka zhveshur nga parimet po thuaj se të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke harruar kundërshtitë që kishin dikur, jo kundërshti të debateve të mirëfillta, por të dhunshme e kërcënime të vazhdueshme.

            Partitë fituese të këtyre zgjedhjeve, disa nga këto, kërkojnë që në kuadër të arritjes së marrëveshjes, ta fusin në pazar edhe çështjen e presidentit. Është e pa kuptimtë për popullatën që të komplikohen punët në këtë pjesë, pasi që vendi ka president, por është mjaft e rëndësishme të negociohet reforma zgjedhore, në të cilën reformë do të përfshihej edhe zgjedhja e presidentit direkt nga populli, e jo me pazare politike.

Imagjinojeni sikur këto zhvillime politike të ndodhnin nëpër vendet e Bashkimit Evropian, vendi ku synojmë të anëtarësohemi, në vendet ku lulëzon demokracia, ku është e ndarë e mira me të keqën, e bardha nga e zeza, të ketë këso zhvillime? Me të drejt ata ende nuk na duan në gjirin e saj, pasi që ende nuk dimë ti trasojmë rrugët dhe qëllimet, si metoda të ndara për përmbushjen e misioneve politike.

Egot për kolltuk të lartë qeverisës, ndarja e kulaçit në dikasteret qeveritare, se kush duhet të marrë postin e kryeministrit, e kush kryeparlamentarin, si duket me mirë planifikim subjekti i LDK-së, e shtroi nevojën e diskutimit të presidentit, pasi që presidenti aktual, ka më pak se dy vite mandat. LDK-ja, edhe në të kaluarën është shquar për pazare të tilla politike, e në fund gjithnjë ka rezultuar me disfata të thella.

Me kërkesa të tilla nga LDK-ja, subjekti tjetër VV-ja si fituese e zgjedhjeve rrezikon që vendin sërish ta qojë në zgjedhje të reja, jo për shkak të kërkesave, por, me synimin për të kërkuar para popullit, mbështetje më të madhe politike.

            Tani që më subjekti VV i moderuar, populli nuk e harron të kaluarën, madje edhe mbanë mend shumë mirë. Për gjithë këto vite të themelimit të subjektit VV, me metodologjinë e tyre për të ardhur në pushtet, nuk kursyen asnjë subjekt politikë, duke i mveshur të pabëra (deri më sot të pa argumentuara), për ta mashtruar opinionin e vendit, se Kosova nuk po shkon rrugës së zhvillimit normalë, e në zgjedhjet e fundit, garës politike i ju qasë me një diskurs mjaft të moderuar, madje nga platforma e tij politike largoi shumë kauza që kishte më herët, si qëllim për ta marrë përkrahjen e popullit. Si duket ky subjekt politik ka probleme me harresën, nuk ju kujtohet se çka shpalosën dje, e pa fije turpi kërkojnë bashkëpunim sot.

            Isa dje e zyrtarët e LDK-së, si hajna e kapës së shtetit, sot të mirë për bashkëpunim.

            Isa, kur dikur argat i Serbisë, sot prof i respektuar.

            Isa, kur dikur u dha tender djemve të tij e terminale doganore, sot të harruara gjithnjë.

Isa dhe 70 dosjet e famshme të dorëzuara në Prokurori nga VV-ja, e sipas tyre të ngrira nga njerëzit që kanë kapur shtetin, si duket po zbehen, e ndoshta do të zhdukën të tërat, për të vetmin qëllim, për të ardhur në pushtet, apo të tërat ishin vetëm një trillim politik.

Kjo është politik bërja e VV-së dhe fytyra e saj!

A do të ketë forcë VV-ja të del para opinionit, për ta plotësuar kushtin e Isa Mustafës (President), e duke i harruar të gjitha të thënat e mëhershme për Isën, të bëra apo të shpifura nga këta politikanë?

A do të mundët LDK-ja ta tërheq kërkesën e vënë ndaj VV-së, për ta futur në pazar çështjen e presidentit e për ti realizuar synimet e tyre oportuniste, në këmbim të zhdukjes së këtyre dosjeve të famshme (të supozuara)?

Kjo është Kosova jonë, kjo është politik bërja e ,,intelektualve” tanë!

Ende se kamë të kuptueshme, se si do ti qasën bashkëpunimit VV-LDK me opozitën e ardhshme në çështjet e rëndësishme për vendin, kur dje ishin sabotues, e madje e gënjenin popullin me kauzën e rrejshme se po e shpëtojmë vendin nga ndarjet e shitjet e mundshme. Madje ata as që merrnin guximin të qëndronin në Kuvendin e Kosovës për tu ballafaquar me realitetin, sepse e dinin që nuk ishte ashtu.

Zhvillime interesante e presin vendin tonë, me një varfëri të dukshme, me numër të papunëve e normë, me kërcënime e shantazhe, me politikan me sëmundje mendore, me gazetarë të shitur, me opinionist politikë të partive politike, me një shoqëri civile e cila vrapon pas interesave partiake të subjekteve të ndryshme, me një arsim të ulët, me një shëndetësi të katandisur, kjo është Kosova jonë!

,,Eu Kosovë kurrë s’tu da gazepi”?

A do të kemi këtë vit qeveri?

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Shumë e lehtë është kjo punë!

Ose provoni se kush e bënë qeverinë edhe pa një marrëveshje politike ndërmjet veti, duke provuar subjekti fitues, e ai i dyti, ose dërgojeni vendin në zgjedhje, mos e maltretoni popullin me skenarë të ndryshëm, duke e terrorizuar popullin, e duke e lënë në ankth të pritjes së qeverisë, të cilët presin shumë nga legjislatura e VII.

MA:NexhatShahini

(Magjister i Historisë)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img